Kokëdhima: Koalicioni PS – LSI në pikën më të ulët morale

Kokëdhima: Koalicioni PS – LSI në pikën më të ulët morale

56
0
Shares

Kreu i Lëvizjes “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, ka folur për krijimin e koalicionit PS-LSI në 1 prill të 2013, ndikimin e tij në këtë marrëveshje, si dhe faktin pse doli garant i tij. Në rubrikën “Opinion” në “Neës 24”, Kokëdhima ka shpjeguar mënyrën sesi e ka parë ai ecurinë e deritanishme të koalicionit.
Ai thotë se ndërkohë që nesër shënohen 4 vite nga ky koalicion, prej tyre është bërë një punë e vlefshme, duke cilësuar si arritjen më të madhe reformën territoriale.
Sakaq, ai është ndalur edhe te momentet që kanë krijuar probleme brenda koalicionit, dhe te mënyra se si Rama e ka parë aleatin e tij në bashkëqeverisje.
“Në 4 vite u ndoq politika e gërryerjes së koalicionit. Sot koalicioni ka arritur në pikën më të ulët morale. Nga Rama Koalicioni nuk u pa si mundësi për rritje kredibiliteti, por si mundësi për të mbuluar gërryerjen e PS”, tha Kokëdhima.
Ai shtoi se PDIU u mor në koalicion, për t’i bërë presion LSI-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY