Një studente 22-vjeçare e cila kishte dalë për një pije në një bar në lagjen Gazi në Athinë në shoqërinë e disa miqve, të gjithë nga Shqipëria, është përballur me një natë tmerri të vërtetë.
Nuk dukej se nata me miqtë e cila zgjati deri në agimin e së mërkurës, do të rezultonte në përdhunim dhe madje që do të konsumonte pijen me një droge shumë të rrezikshme…
Sipas mediave greke ka qenë një nga miqtë e vajzës, shqiptar 30-vjeçar, i cili i hodhi në gotën e pijes një drogë shume të rrezikshme dhe toksike që shitet në mënyrë të paligjshme. Pasi vajza nisi te ndihej si e trullosur, djali u ngrit ta shoqëronte për në banesë, por rrugës u kthyen ne një hotel pranë barit ku edhe shqiptari e përdhunoi. Nuk u ndal me aq i riu, por e çoi studenten në shtëpinë e tij dhe kur vajza kuptoi se çfarë kishte ndodhur, i rrëfeu të ëmës ngjarjen dhe te dyja iu drejtuan Komisariatit te Policie për të bërë denoncimin.
Policia tha se ishte e vërtetë që vajza ishte përdhunuar dhe pasi u shqyrtuan edhe kamerat e sigurisë së hotelit, u gjet edhe adresa e banimit të përdhunuesit.
Kur policia e Petralones shkon për ta arrestuar, mëson se shqiptari ishte nën vëzhgim edhe nga efektivet e departamentit kundër narkotikeve, pasi dyshohet se ai me dajën e tij trafikonin droge.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/