Leonard (Nar) Koka, vëllai i ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë ambientet e Policisë së Durrësit.
Nar Koka ka dalë nga policia pak minuta më parë, ka bërë të ditur se policia dështoi në të gjitha akuzat, por sipas tij ka një të vërtetë tjetër në këtë mes.
Duke folur në linjë telefonike për mediat, Nar Koka është shprehur se policia e ndalon atë sa herë që kapet drogë e madhe në Itali.
“Sa herë që nga Durrësi kalojnë tonelata me drogë për në Itali, më ndalojnë mua për të sfumuar lajmet e drogës. Këtë herë u ndalova për drogën e drejtorit të Policisë së Durrësit, Perlat Çullhaj që u kap në Ankona”, është shprehur Nar Koka.
Më pas Koka ka hedhur akuza të rënda deri edhe tek drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/