Rama nuk njeh Kushtetutën, bën gafë për Presidentin

Rama nuk njeh Kushtetutën, bën gafë për Presidentin

60
0
Shares

Kryeministri Edi Rama nuk befason teksa bën gafa të ndryshme në lidhje me ligjet apo ekonominë por një Kryeministër që nuk njeh Kushtetutën e vendit të vet mund të sjellë gafa nga më të rëndat.

Gjatë një interviste për një portal lajmesh në Zvicër që publikohet në shqip ai ka deklaruar se Presidenti i ri i vendit mund të jetë edhe nga diaspora.

“Këtë nuk e kam menduar, por faleminderit se më dhatë një ide. Nuk e përjashtoj asnjë mundësi. Kandidati mund të jetë edhe nga diaspora”, u shpreh Rama në një intervistë për “dialogplus” media shqiptare në Zvicër.

Kushtetuta e thotë qartë që President i Republikës mund të zgjidhet vetëm një shtetas me qëndrim më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri. Konkretisht neni 86 i Kushtetutës thotë:

1.Presidenti i Republikës është Kryetar i Shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit.

2. President mund të zgjidhet vetëm shtetasi shqiptar që nga lindja, me qëndrim jo më pak se 10 vjetët e fundit në Shqipëri dhe që ka mbushur moshën 40 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY