Lulzim Basha, garanci nga Europol për gjurmët e gishtave dhe pasuritë e...

Lulzim Basha, garanci nga Europol për gjurmët e gishtave dhe pasuritë e fshehura të zyrtarëve

60
0
Shares

Kreu i PD-së, Lulzim Basha u takua sot pasdite me kreun e Europolit Rob Wainright ku diskutoi protokollin për bashkëpunim të shpejtë me policinë europiane në rastin e verifikimit të gjurmëve të gishtave.

Ndërkaq gjatë bisedës Basha mori edhe garancinë se Europol do të hetonte dhe gjurmonte pasuritë e fshehura të zyrtarëve të lartë shqiptarë.

“Sot mbasdite pata një takim të veçantë me Rob Wainright, Drejtor i Europolit, agjencisë të Bashkimit Europian për luftën kundër krimit. Në raportin e vitit 2017, Europoli e cilësonte Shqipërinë burimin kryesor të drogës në Europë dhe korridor kryesor të tranzitit të heroinës dhe kokainës nga Azia në Europë. Ndamë shqetësimin e thellë për këtë gjendje tronditëse të drogës dhe krimit në vend.

Diskutuam mundësinë e vendosjes së protokollit për bashkëpunim të shpejtë për verifikimin e shenjave të gishtërinjve, me qëllim zbatimin efikas të ligjit të dekriminalizimit, si dhe në luften ndaj krimit.

Zoti Wainright ofroi gjithashtu mbështetjen për hetimin dhe gjurmimin e aseteve të krimit të organizuar dhe pasurive të fshehura të zyrtarëve të lartë’, deklaron Basha pas takimit me shefin e policisë europiane.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY