LSI e zemëruar me PS, Luan Rama zbardh arsyet: Ja pse nuk...

LSI e zemëruar me PS, Luan Rama zbardh arsyet: Ja pse nuk do të marrim pjesë në zgjedhjet e Kavajës

67
0
Shares

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë të ditur arsyet pse nuk do të bëhet pjesë e zgjedhjeve të Bashkisë së Kavajës, duke e braktisur partnerin e koalicionit e duke e lënë PS-në të vetme në këtë proces.
Duke folur për median, kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama është shprehur se LSI ka qenë kundër kandidimit të Elvis Rroshit në Kavajë e sot nuk ka se çfarë të bëjë atje.
Sipas tij, kandidatura është përzgjedhur pa konsultimin mes aleatëve.
“LSI nuk është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme në zgjedhjet e Kavajës sepse siç është proceduar në mënyrë të njëanshme dhe nuk jemi trajtuar si partner në këtë proces.
Që në zgjedhjet e fundit kemi qenë kundër dhe në këtë pikëpamje nuk bëhemi pjesë e PS-së dhe e konsiderojmë si çështje të kësaj partie”, është shprehur Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY