Policia e Vlorës arrestoi një person të rrezikshmë i cili para 5 vitesh u arratis nga burgu i Kavajës ndërsa akuzohet për një numër veprash penale, si vrasje, plagosje, pengmarrje dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas të dhënave zyrtare Policia e Vlorës, ditën e sotme ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 30-vjeçarit Klejvis Gjatari, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë. Ky person konsiderohej nga policia me rrezikshmëri të lartë shoqërore, ndërsa është autor i ngjarjeve të listuara si më poshtë:
– Në shtator të vitit 2012, është shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” në Kavajë, për të cilën është dënuar me 4 vite e 10 muaj burg.
– Në maj të vitit 2016, është autor i ngjarjes së ndodhur në “Plazhin e Ri”, ku në bashkëpunim me shtetasit D.Rrapaj dhe A.Gjatari, kanë marrë me forcë në mjetin e tyre shtetasin Y.K., duke e kanosur atë me armë zjarri.
– Në tetor të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Pavarësia”, ku për motive të dobëta, në një lokal ka plagosur me armë zjarri shtetasin F.M.
– Në Tetor të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Ujë i ftohtë”, ku në bashkëpunim me shtetasin O.Shehu, i kanë vjedhur me dhunë shtetasit F.M., automjetin tip “Audi”, dhe kanë tentuar ta vrasin me armë zjarri këtë të fundit.
– Në dhjetor të vitit 2016, është autorë i ngjarjes së ndodhur në lagjen “Ujë i Ftohtë”, ku në bashkëpunim me persona të tjerë, i ka marrë me dhunë në rrugë shtetasit V.F., automjetin tip “Benz” në pronësi të këtij të fundit.
Gjithashtu, ky shtetas figuron person me precedent kriminal dhe penal në shtetin italian, për veprën penale të “Vrasjes”.
Nga hetimet e kryera, për shkak të probleme me drejtësinë shqiptare dhe të huaj, ky shtetas ka përdorur disa gjeneralitete të tjera si: Erion GJATARI, Eri GJATA, Erion SULA.
Dyshohet se ky shtetas gjatë kohës që ka qenë në kërkim është përfshirë në vepra të tjera të rënda kriminale, për të cilat Policia e Vlorës po punon intensivisht për dokumentimin e plotë ligjor të tyre.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/