Marka franceze që prodhon hiperveturën “Chiron” me 1 500 kuaj fuqi dhe që kushton 2,5 milionë euro ka njoftuar se do të zhvillojë një partneritet me kantierin detar “Palmer Johnson” për ndërtimin e një serie prej 66 ekzemplarësht të super jahtit të quajtur “Ninette”.
Përse “Ninette”?
Sepse ishte emri i anijes së ndërtuar në vitin 1930 nga vetë Ettore Bugatti për princin Carlo Maurizio Ruspoldi.
Ndërkohë që ekzemplarët e parë pritet shumë shpejt të ndërtohen, tregu i anijeve të frymëzuara dhe dizenjuara nga markat e veturave ka filluar të marrë formën e një tendece të fuqishme me modele si “AM37” nga “Aston Martin”, “AMG-Cigarette” apo “Lexus Sport Yacht Concept”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/