Këshilltarët e majtë në Bashkinë e Beratit, kanë braktisur mbledhjen e ditës së sotme, ku do të diskutoheshin disa pika për buxhetin e bashkisë. Sipas tyre, ata kishin kërkuar mbledhje me kryetarin e bashkisë, Petrit Sinaj, por ai ka refuzuar. Për këtë gjë ata kanë braktisur mbledhjen që në fillim të saj duke lënë në sallë vetëm këshilltarët e LSI-së dhe partive të vogla.
Mbledhja e sotme në Bashkinë e Beratit, nisi me votat e këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe partive të vogla. Kryetari i bashkisë është i zgjedhur nga koalicioni i majtë, dhe i propozuar nga Partia Lëvizja Socialiste për Integrim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/