Familja simbol e përkrahjes së terrorizmit mes Italisë e Shqipërisë, shtohen në listën e zezë të OKB-së. Ata janë, Aldo Kobuzi, Maria Giulia Sergio (bashkëshorte e Aldo Kobuzi), Serjola Kobuzi, Donika Çoku (Kobuzi), Dhe Baki Çoku i arrestuar në Lushnje e më pas ekstraduar në Itali.
Këta persona u zbuluan si përkrahës e rekrutues të luftëtarëve drejt Sirisë në vitin 2015 nën operacionin e përbashkët të policisë italiane dhe asaj shqiptare koduar “Martesë”.
Në këtë operacion në pranga u vunë 9 persona dhe disa të tjerë ende në kërkim, ndërsa e konsideruar “Lady Xhihad” nga media italiane Maria Giulia Sergio 25-vjeçare ishte në krye të kësaj celule. Ajo rezultonte e martuar me Aldo Kobuzin të riun nga Lushnja i cili sipas hetuesve shërbeu si pikëlidhje për celulën terroriste të ndërtuar më pas nga shqiptarët.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/