DOSJA/ Vjedhja e 640 milionë lekëve, përfundojnë në gjyq dy ish drejtuesit...

DOSJA/ Vjedhja e 640 milionë lekëve, përfundojnë në gjyq dy ish drejtuesit e lartë të CEZ

192
0
Shares

Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka mbyllur hetimet dhe ka derguar per gjykim çeshtjen penale me te pandehur shtetasit J.I dhe J.H te akuzuar per kryerjen e vepres penale te “mashtrimit” me pasoja te renda, te kryer ne bashkepunim te parashikuar nga nenet 143/2 (togefjaleshi i fundit) i Kodit Penal te Republikes se Shqiperise. Ne perfundim te hetimeve te kryera ka rezultuar e provuar se:
I pandehuri K.I ne bashkepunim me te pandehurit J.H ( me detyre kryetar i Bordit te Drejtoreve dhe J.I (me detyre anetar i Bordit te Drejtoreve) duke perdorur te dhena te paverteta dhe dokumenta fiktive, kane mundur te vjedhin nga shoqeria “Cez Shperndarje” sh.a shumen 649, 803, 520 lek. Kjo vlere i eshte paguar shoqerise “Debt Internacional Advisory” (DIA) Ltd- dega Shqiperi per pune apo sherbime te cilat nuk rezultojne te jene kryer. Nga hetimi ka rezultuar se te pandehurit J.H dhe J.I kane qene ne dijeni te falsitetit te dokumentacionit te paraqitur nga i pandehuri K.I dhe me dashje kane prodhuar se bashku me kete te fundit dokumenta fiktive, per te justifikuar pagesen e faturave te leshuara nga shoqeria “DIA” per pune dhe sherbime te cilat realisht nuk jane kryer.
Me date 01.09.2010 subjektet “Debt Internacional Advisory” Ltd-Dega Shqiperi dhe “Operatori i Sistemit te Shperndarjes” sh.a kane lidhur nje marreveshje per sherbimin e mbledhjes se borxhit. Objekti i kontrates ka qene detyrimi i te porositurit te mbledhe prej debitoreve te porositesit, me mbeshtetjen dhe shperblimin e porositesit te gjitha borxhet dhe kamatat qe kane kaluar afatin prej 90 ditesh, duke perdorur mjete juridike te pershtatshme. Kjo marreveshje eshte firmosur nga i pandehuri K.I, me cilesine e perfaqesuesit te shoqerise “Debt International Advisory” Ltd-Dega Tirane dhe te pandehurit J.H, me detyre Kryetar i Bordit Drejtues dhe J.I, me detyre anetar i Bordit Drejtues te “Operatori i Sistemit te Shperndarjes” Sh.a. Kontrata e pare nuk u miratua nga Keshilli Mbikqyres i shoqerise “Cez Shperndarje” sh.a dhe per kete arsye me date 01.02.2011, midis ketyre paleve eshte nenshkruar nje marreveshje e dyte me te njejtin objekt dhe per nje afat dy vjecar. Kjo kontrate eshte zgjidhur ne muajin Tetor te vitit 2011.
Nga teresia e te dhenave te administruara gjate hetimit te ketij proçedimi penal arrihet ne konkluzionin se qellimi i vetem i te pandehurit K.I nuk ka qene mbledhja e borxhit te shoqerise dhe as kryerja e ndonje pune reale, por vjedhja e parave te shoqerise “Cez Shperndarje”sh.a. Per realizimin e qellimit te tij kriminal i pandehuri K.I ka patur si bashkepunetor te pandehurin J.H, me detyre Kryetar i Bordit Drejtues te kesaj shoqerie, te mbeshtetur edhe nga i pandehuri J.I. I pandehuri K.I duke perdorur te dhena te rreme dhe dokumenta fiktive, ne bashkepunim me te pandehurit J.H dhe J.I, ka perfituar ne menyre te kundraligjshme shumen 649, 803, 520 lek duke shkaktuar pasoja te renda per shoqerine “Cez Shperndarje” sh.a dhe si rrjedhoje edhe per shtetin shqiptar, i cili ne kohen e kryerjes se vepres penale, ka zoteruar aksione te kesaj shoqerie.

Konkluzioni i mesiperm mbeshtetet ne keto fakte te vertetuara gjate hetimit te çeshtjes penale
1) Paraqitja e te dhenave te rreme (genjeshtra apo dokumenta fiktive dhe te paverteta) nga shtetasi K.I perpara nenshkrimit te kontrates se dates 01.09.2010, ne lidhje me strukturen dhe eksperiencen e shoqerise “Debt International Advisory” si dhe te dhena te tjera.
2) Paraqitja e te dhenave fiktive per pune te cilat nuk jane kryer realisht (raporti i identifikimit te debitoreve apo i ashtuquajturi “DIR”) dhe perfitimi ne menyre te paligjshme i shumes se perafert me 1.5 milion Euro pikerisht per te ashtuquajturin “raporti i identifikimit te debitoreve”. Nga te dhenat e administruara gjate hetimit te çeshtjes ka rezultuar e provuar se dokumenti “Debtor Identification Report” ne fakt eshte nje dokument teresisht fiktiv, pra shoqeria DIA nuk ka kryer nje pune konkrete per identifikim e debitoreve. Raporti i Identifikimit te Debitoreve eshte ne fakt produkt i thjeshte elektronik, i cili eshte nxjerre duke perpunuar thjesht, ne nje menyre te ndryshme te dhenat ekzistuese ( portofolet e debitoreve) qe ne ate kohe shoqeria “ Cez Shperndarje” sh.a ia kishte vendosur ne dispozicion shoqerise “DIA”.
3) Paraqitja e te dhenave te tjera fiktive dhe te paverteta perpara lidhjes se kontrates se dates 01.02.2011, te cilat i jane percjelle Keshillit Mbikqyres se Shoqerise ne Prage, i cili ka miratuar kontraten e dyte.
4) Paraqitja e te dhenave fiktive per punen e kryer pas lidhjes se marreveshjes (kontrates) se dyte.
5) Moskryerja e asnje investimi dhe mosblerja e asnje mjeti apo pajisjeje me qellim kryerjen e sherbimit qe ishte marre persiper te kryhej sipas kontrates se dates 01.02.2011.
Nga sa u tha me siper, bazuar ne analizen e te dhenave te administruara ne kete proçedim penal rezulton se i pandehuri K.I ne bashkepunim me te pandehurit J.H dhe J.I, kane kryer vepren penale te “mashtrimit” me pasoja te renda te parashikuara nga neni 143/2 (togefjaleshi i fundit) te Kodit Penal ne te cilin parashikohet se: Vjedhja e pasurisë me anë të gënjeshtrës ose shpërdorimit të besimit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në pesë vjet.
Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim në dëm të disa personave ose më shumë se një herë,
dënohet me burgim nga tre gjer në dhjetë vjet dhe, kur ka sjellë pasoja të rënda, me burgim nga
dhjetë gjer në njëzet vjet”.
Me veprimet e tyre te paligjshme te pandehurit kane cenuar marredheniet juridike te vendosura per te ruajtur te pacenuar pasurine, qe ne rastin konkret i perket shoqerise “Cez Shperndarje” sh.a, aksioner e se ciles ne kryerjen e vepres penale ka qene edhe shteti shqiptar.
Nga ana objektive vepra penale e “mashtrimit” eshte kryer me veprime te kundraligjshme te cilat konsistojne ne vjedhjen e shoqerise “Cez Shperndarje” sh.a nepermjet dokumentave fiktive dhe te falsifikuara. Te pandehurit jane bashkëekzekutore ne kryerjen e vepres penale. Ata kane krijuar nje mekanizem te tere fiktiv qe konsistonte ne zvogelimin e pasurise se shoqerise “Cez Shperndarje, me qellim kalimin e ketyre parave te shoqeria “DIA”. Nga ana subjektive vepra penale eshte kryer me dashje te drejteperdrejte. Te pandehurit kane vepruar ne bashkepunim per arritjen e qellimit te tyre kriminal, fakt qe rezulton nga analizimi i veprimeve te kundraligjshme te kryera prej tyre. Elementet e fajit (dashja e drejteperdrejte) per te pandehurit J.H dhe J.I rezultojne nga analiza e ketyre fakteve te vertetuara gjate hetimit te çeshtjes penale:
1. Nenshkrimi, miratimi dhe pagimi i pese faturave pa baze kontraktuale apo ligjore, dy nga te cilat jane miratuar dhe paguar me urgjence ne date 26.11.2010, pra vetem nje dite pasi kontrata e dates 01.09.2010, nuk u miratua nga Keshilli Mbikqyres i shoqerise “Cez Shperndarje”sh.a. Faturat e leshuara nga i pandehuri K.I jane pranuar dhe nenshkruar nga i pandehuri J.I i cili ka patur edhe detyren e Drejtorit te Divizionit te Finances. Ky shtetas keto fatura i ka nenshkruar nen ndikimin e Kryetarit te Bordit te Drejtoreve J.H. Menjehere pas mosmiratimit te kontrates “shpiket” proçesi i identifikimit te debitoreve dhe pagesat kryhen menjehere.
2. I njejti sherbim qe pretendohej se iu kalua shoqerise “DIA” (mbledhja e borxhit dhe identifikimi i debitoreve) eshte kryer ne te njejten periudhe vete nga shoqeria “Cez Shperndarje” sh.a (projekti master data cleaning).
3. I pandehuri J.H nuk kreu asnje verifikim per te dhenat qe iu kerkuan nga Keshilli Mbikqyres i shoqerise “Cez Shperndarje” ne Prage per shoqerine “DIA”. Ai i dergoi keto te dhena (te cilat ishin te paverteta) ashtu siç ju derguan nga i pandehuri K.I. Paraqitja e ketyre te dhenave ka bere te mundur lidhjen e kontrates.
4. Mosmarrja e asnje mase per matjen e punes se shoqerise “DIA” ashtu siç percaktohet ne aneksin nr.8, te kontrates te dates 01.02.2011 me objekt mbledhjen e borxheve, edhe pas miratimit te kesaj kontrate.
5. Email-et tregojne qarte qe faturat apo vete Raporti i DIR, eshte dashur thejsht per te justifikuar pagesat e kryera.
6. Falsifikimi i dokumentave me qellim mbulimin e vjedhjes. J.H ka shtuar ne kontraten e dates 01.09.2010, pas dates 25.11.2010 (date ne te cilen Keshilli Mbikqyres nuk e miratoi kete kontrate) nje shenim me shkrim dore per te justifikuar pagesat fiktive. 7. Njoftimi i K.I nga J.H per cdo shkrese qe vinte nga Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane.

Nga sa me siper, ne mbeshtetje te fakteve dhe provave te administruara ne kete proçedim penal dhe ne mbeshtetje te nenit 331 te Kodit te Proçedures Penale, Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka kerkuar gjykimin e çeshtjes penale me te pandehur shtetatsit J.H dhe J.I per kryerjen e vepres penale “mashtrimi” me pasoja te renda te kryer ne bashkepunim te parashikuar nga neni 143/2 (togefjaleshi i fundit) i kodit Penal te Republikes se Shqiperise.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY