Një nënë e një fëmijë të mitur, është marrë peng dhe më pas përdhunuar në podrumin e një pallati në zonën e Kamzës.
Kanë qenë dy të njohurit e saj që e kanë mashtruar, që të zbriste nga autobusi në zonën e Kamzës, ku do zbrisnin dhe dy të rinjtë dhe më pas ata do njoftonin një shokun e tyre, që ta çonte me makinën e tij deri në Durrës.
E zënë në mërzi, pas sherrit që kishte bërë me bashkëjetuesin e saj në Lezhë dhe me shpresën për të shkuar sa më parë në shtëpinë e nënës së saj në Durrës V.Sh, ka pranuar opsionin e ofruar nga dy meshkujt që i kishte takuar në autobuzin e linjës Lezhë-Tiranë.
Këta dy persona nuk kanë qënë të panjohur për të, pasi ajo i njihte dhe më parë pasi ata jetonin në afërsi të shtëpisë, ku qëndronte me bashkëjetuesin në Lezhë. Mirëpo teksa ka zbritur nga autobuzi, V.Sh, është kërcënuar me thikë nga dy personat, të cilët e kanë futur në një podrum dhe e kanë përdhunuar të dy së bashku.
Për këtë veprim dy lezhjanët nuk janë dënuar nga gjykata pasi e dëmtuara ka bërë kallëzim tre muaj me vonesë dhe ishte e pamundur të vërtetohej me ekspertizë nëse ajo ishte abuzuar seksualisht ose jo. Por gjykata e Tiranës ka dënuar me nga 3 vite burg dy personat K.SH dhe E.A për akuzën e “Heqjes së paligjshme të lirisë”.
Ngjarja
Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se në policinë Lezhë, është paraqitur shtetesja V.Shabani, e cila ka kallëzuar se në shtator 2015 para rreth 3 muajsh, ka pasur një konflikt me nënën e bashkëjetuesit të saj. Ajo ka lënë vajzën e saj tek nëna e bashkëjetuesit dhe është larguar për në Durrës tek nëna e saj. V.Shabani deklaron se ka hipur në autobuzin e linjës Lezhë-Tiranë dhe në Tiranë do të merrte furgon për në Durrës. Rrugës Lezhë-Tiranë ajo ka takuar shtetasit K. SH dhe E.A, të dy këta të njohur më parë prej saj, të cilët i kanë thënë të zbriste me ta në Kamëz dhe që aty do të nisej me një të njohurin e tyre me makinë për në Durrës.
Biçakun në qafë dhe e përdhunojnë
Pasi shtetesja V.Shabani ka zbritur nga autobuzi se bashku me shtetasit e lartpërmendur, ajo deklaron se nën kërcënimin e një thike “biçaku” këta shtetas i kanë hequr lirinë kallezueses duke e futur në bodrumin e një pallati në Institutin Bujqësor në Kamëz.
Më pas shtetasit K.SH dhe E.A nën kërcënimin e biçakut kanë kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj. Pasi kanë kryer marrëdhenie seksuale me dhunë dy shtetasit, e kanë dërguar atë në banesën e shtetases V.Hyra. Kësaj të fundit V.Shabani i ka treguar për ngjarjen e ndodhur dhe është larguar nga shtepia e saj dhe është kthyer për në Lezhë, ku me kalimin e një periudhe kohe për rreth 3 muaj ka bërë kallëzim penal ndaj dy shtetasve që e morën peng dhe më pas e përdhunuan brenda në podrum.
Nga ana e kompanise celulare në gjykatë ka ardhur përgjigjja mbi vendndodhjen e qelizave të telefonit, i cili është përdorur nga shtetasi K.SH, nga ku del se që pikërisht në ditën kur ka ndodhur krimi ai ka pasur vendndodhje në Tiranë me antenë Kamza UT.
Kjo do të thotë se këta dy shtetas kanë qënë në qytetin e Tiranës në një kohë që janë me banim në Lezhë dhe se i kanë hequr lirinë shtetases V. Shabani në bashkepunim. Për të provuar veprën penale të marrëdhenies seksuale me dhunë është e domosdoshme kryerja e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, ku të përcaktohet dëmtimi i personit në lidhje me marrëdhënien seksuale me dhunë.
Rezulton që kallëzimi i të dëmtuarës është bërë pas një periudhe shumë të gjatë kohe, pas tre muajsh, çka e bën të pamundur procesin, e të provuarit të veprës penale të kryerjes së marrëdhënies seksuale me dhunë./Shqiptarja.com
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/