Berisha: Fundi i Ramës, burgu ose fataliteti

Berisha: Fundi i Ramës, burgu ose fataliteti

67
0
Shares

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha tha se fatkeqësia e këtij vendit ka vetëm një emër, ai është Edi Rama. Ai paralajmëroi kreun e ekzekutivit se ka dy rrugë për të, “ose burgu, ose fatalitetit, do të hidhet në lumin e Lanës”.
Berisha, në fjalimin e tij deklaroi sot se kjo betejë e opozitës “është vendimtare. Është një betejë në të cilën ne nuk humbasim dhe nuk mund ta humbim kurrë. Sot jemi këtu për momentin disa qindra, por Edi Rama ta ketë të qartë se nëse vendosin këta qytetarë këtu, ky bulevard do të ketë qindra mijëra.
“Jemi në ditën e 41 të fitores tonë, në ditën e 41 të marshit tonë të pa ndalur në fitoren tonë. Në ditën e 41, të një vendosmërie absolute për të mbrojtur atë që është vlera më e shenjtë, votën e lirë.
Kjo betejë është një betejë vendimtare në të cilën ne nuk humbasim dhe nuk mund ta humbim kurrë. Sot jemi këtu për momentin disa qindra, por Rama ta ketë të qarte se në çdo moment që të vendosnim këta qytetarë ky bulevard do të ketë qindra mijëra. Merri këto ditë si ditë mëshire që ti nuk e meriton. Them si ditë mëshire se duhet ta kesh të qartë, fundi yt është ose burgu ose fataliteti, rrugë tjetër nuk ke. Poshtërimi që t ii ke bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve, dhunimi që i bërë në 2015, kriminelët që solle në pushtet janë akta-kuza e këtij populli ndaj teje. ti meriton të kalbesh gjithë tjetër në burgje.
Të jesh i bindur se me lecka do përfundosh në ujëra e Lanës aty ku e ke vendin.
Kjo gjendje në të cilën ky kryebandit ka zhytur Shqipërinë, kjo vello e zezë kanabisi, kjo nuk shqitet as me thirrje as me slogane, kjo përmbyset me të gjitha format e mosbindjes civile, për ta shporrur Eskobarin me lecka nga pushtetit.
Edi Rama i ka bërë gjëmën vendit. Sot vendi në mbarë botën thirret Kolumbia e Europës, por Kolumbia kishte një qeveri që ditë e natën luftonte drogën”, u shpreh Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY