Është arrestuar nga policia italiane një çift shqiptarësh. Ata janë kapur me 400 gramë kokainë. Bashkëshortët, Arben dhe Orieta Gjergji, përkatësisht 47 dhe 39 vjeç, teksa po vinin nga Franca janë arrestuar të dielën nga policia italiane në Venecia.
Sipas asaj që raportojnë mediat e vendit fqinjë sasia e drogë që iu gjet do të shitej nga ana e çiftit shqiptarë dhe do të sillte një shumë të ardhurash prej 40 mijë eurosh. Burrë e grua u arrestuan me akuzën për trafik droge dhe ndodhen në burgun e Santa Maria Maggiore. Çifti, rezidentë në provincën e Cuneos udhëtonin me një “Fiat Grande Punto” me targa italiane por në emër të një bashkëkombësi të tyre, i cili rezultonte me precedentë të shumtë.
Gjatë kontrollit që iu ushtua në makinën e tyre ata u shfaqën të shqetësuar gjë e cila shtoi më tepër dyshimet tek oficerët e policisë. Gruaja u përpoq të hiqte qafe një zarf që e mbante fshehur në rroba, i cili përmbante rreth 150 gram kokainë Inspektimi në vijim i makinës ka bërë që policia të gjejë në brendësi edhe 250 gram kokainë të tjera.
Ndërsa nga ana tjetër në portofolat e gruas janë gjetur 6450 euro kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të cilat u sekuestruar pasi dyshohet se janë produkt i aktivitetit të shitjes së drogës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/