Një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane kërkoi sonte që qeveria dhe opozita në Shqipëri të gjejnë një zgjidhje për të mbajtur zgjedhje të drejta dhe të lira. Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit, Hoyt Brian Yee, ka dhënë një intervistë sonte për Radiotelevizionin e Kosovës ku parve disa cështjeve kyce në politikën e Kosovës pqërmendi edhe proceset politike në Shqipëri.
“Shqipëria për shembull – Shqipëria do të, do të duhej së paku, të mbajë zgjedhjet e saj me orar të rregullt në qershor, me 18 qershor besoj. Atje ne e nxisim opozitën dhe gjitha partitë që të marrin pjesë në zgjedhje në plotëni, jo që ti bllokojnë zgjedhjet. Dhe, nëse ka probleme ne besojmë se opozita dhe Qeveria duhet të kenë dialog që të zgjidhin problemet në mënyrë që zgjedhjet të jenë të lira të drejta”, deklaroi Yee në fundtë intervistës së tij për RTK.
Ky është prononcimi i parë edhe spe në mënyrë të shpejtë nga një zyrtar i lartë amerikan lidhur me krizën politike në Shqipëri. Yee ka kërkuar dialog për cilësinë e zgjedhjeve dhe ashtu si edhe zyrtarë të lartë të politikës evropiane është kudnër bojkotit të zgjedhjeve.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ishte në SHBA javën e kaluar dhe deklaroi pas kthimit se ka gjetur mbështetje të fuqishme për zgjedhje të drejta dhe të lira në Shqipëri. Ndërkohë ambasada amerikane lëshoi një deklaratë sipas një televisioni kombëtar në Tiranë ku i kërkonte opozitës të kthehej në Parlament për të votuar vettingun ndërkohë që konsideronte se cështja e zgjedhjeve, lufta kundër kanabisit ishin po ashtu mjaft të rëndësishme.
Opozita thote se nuk bojkotojne zgjedhjet por se zgjedhje me qeverine Rama qe lejoi kanabisin ne te gjithe vendin nuk mund te kete. Droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/