Saimir Tahiri shan LSI në zonat e PD-së

Saimir Tahiri shan LSI në zonat e PD-së

74
0
Shares

Kreu u PS-së së Tiranës Saimir Tahiri duket se e ka pasur me LSI teksa deklaroi sot në takimet e tij elektorale se ata që shajnë PS duan të dalin nnë televizion për të fituar vota. Ai ka qene sot ne disa bastione te PD ku I eshte sulur LSI.

Pas deklaratës së LSI se nuk futet në zgjedhje nëse opozita vendos ti bojkotojë ato, PS ka nisur të përgjigjet në sulmet e anëtarit të koalicionit.

Ai ka thënë se disa politikanë shajnë qeverinë dhe sulmojnë vetëm për të dalë në TV dhe sa për të mbledhur ca vota më shumë.

“Politika e televizorit del herë me sharje, herë me llum, por qeverisja e ardhshme përcaktohet këtu, në çdo familje.

Në çdo rrugë të Paskuqanit, Babrrusë, në çdo shtëpi. Qeverinë e ardhshme e keni ju në dorë, dhe jo në korridoret e politikës. Duhet të shash qeverinë që të dalësh në lajme, që të bësh lajm, që të mbledhësh ca vota më shumë.

Sa më shumë sulmojnë aq më shumë duan të na tërheqin në vorbullën e sherrit, t’i thonë se ‘ja ku jemi të gjithë njësojë, dhe ndaj s’ka rëndësi se ku e çojmë votën’.

Sa më shumë sulmojmë ata, aq më shumë me qytetarët duhet të flasim, aq më shumë duhet të bëjmë, aq më fortë duhet të luftojmë të gjithë bashkë.

Përgjigja jonë është puna, për çdo sulm, për çdo akuzë, për çdo baltë që hedhin ndaj nesh. Ne jemi të vetëdijshëm që do na gjykojnë për punën, jo për llafet”, tha Tahiri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY