Procedohet penalisht për “Shpërdorim detyre”dhe “Mashtrim” drejtori i një fondacioni bamirësie së bashku me tre vullnetare të këtij fondacioni, pasi iu kërkonin shuma monetare qytetarëve, me pretendimin për të ndihmuar familje në nevojë, duke i mashtruar këta të fundit.
Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
M, 42 vjeç, banues në Tiranë (drejtor i një fondacioni, nenet 248 dhe 143/2)
R, 22 vjeçe, banuese në Përmet,
V, 21 vjeçe, banuese në Tepelenë,
K, 25 vjeçe, banuese në Tiranë (të treja shtetaset vullnetare, neni 143/2)
Këta persona akuzohen se ndalonin mjete në aksin rrugor Korçë-Pogradec dhe iu kërkonin vlera monetare për fondacionin, për t`i ardhur në ndihmë një familje në nevojë në qytetin e Përmetit.
Nga hetimet dhe verifikimet e kryera rezultoi se shtetasit e mësipërm nuk posedonin asnjë urdhër të shkruar apo autorizim, për të kryer këtë veprim.
Gjithashtu shumat monetare të grumbulluara nuk arkëtoheshin sipas ligjit, me bllok tatimor nga ana e fondacionit si edhe tre shtetaset A. R., A. V., dhe J. K., (vullnetare) nuk rezultojne të siguruara.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/