EMRI & FOTO/ Bëri 70 vjedhje në 3 muaj, çfarë e tradhtoi...

EMRI & FOTO/ Bëri 70 vjedhje në 3 muaj, çfarë e tradhtoi 20-vjeçarin shqiptar

66
0
Shares

Pas rreth 70 vjedhje apartamentesh nga nëntori i vitit 2016 deri në shkurt të 2017-s, policia italiane arriti të vërë në pranga autorin e dyshuar. Ai është një 20-vjeçar shqiptar me emrin Mane Xhelaj.
Prej kohësh ishte kthyer në makthin e provincës së Savonas dhe Xhenoas, duke kryer vjedhje në apartamente e dyqane të zonave të ndryshme si Recco, Cogoleto, Sori, Rapallo etj. I riu shqiptar akuzohet edhe për keqpërdorimin e kartave të kreditit të vjedhura gjatë bastisjeve të tij.
Xhelaj, shpjegojnë karabinierët, përfitonte nga errësira, dhe vidhte sende me vlerë në makina, apartamente e dyqane. Në shënjestër të tij nuk kishte persona të veçantë por merrte çfarë t’i dilte para, veçanërisht kompjutera, kuleta ose bizhuteri.
Ato që e tradhtuan shqiptarin ishin kamerat e sigurisë së një banke, ku ai ishte përpjekur të tërhiqte para me karta debiti e krediti të vjedhura në një prej bastisjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY