Deputetja një zë më shumë: Mazhoranca ti japë garanci opozitës, LSI të...

Deputetja një zë më shumë: Mazhoranca ti japë garanci opozitës, LSI të dalë e vetme në zgjedhje

60
0
Shares

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Silva Caka shprehet në favor të një presidenteje grua që do të zëvendësonte presidentin aktual.
Duke folur në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga deputetja shtoi se një presidente grua do të kishte më tepër integritet pavarësisht se nga cila forcë politike do të vinte.
Në lidhje me koalicionin me Partinë Socialiste, Silva Caka tha se ende forumet nuk kanë vendosur edhe pse personalisht do të preferonte që LSI të dilte vetëm në zgjedhje.
Në lidhje me protestën e PD Caka tha se duhet të ketë dialog mes palëve për t’i dhënë garanci opozitës por shtoi se megjithatë qeveria Rama garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Deputetja Caka për sa i përket ligjeve të reformës në drejtësi që kërkojnë 3/5 e votave Caka tha se ka konsensus me PS dhe ato do të votohen në seancën e së enjtes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY