Vasili shkarkon për shkelje të rënda drejtorin e Policisë së Burgjeve

Vasili shkarkon për shkelje të rënda drejtorin e Policisë së Burgjeve

308
0
Shares

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili, ka firmosur dje shkarkimin nga detyra të Petrit Koshaj, me detyrë Drejtor i Policisë së Burgjeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Motivacioni i shkarkimit ka qenë për shkelje të rënda dhe se është përgatitur disa ditë më parë pas disa kontrolleve të ushtruara, thanë burime nga ministria e Drejtësisë.

Koshaj u emërua në dhjetor 2015 nga Ministri i Drejtësisë i atëhershëm Ylli Manjani dhe ish-drejtori, Artur Zoto.

“E kam përzgjedhur qëllimisht Petritin për të dhënë edhe njëherë mesazhin, se në administratën e burgjeve nuk kanë punë partitë politike apo deputetët. Do ta përsëris për të disatën herë, derisa të bindet edhe skeptiku më i fundit në këtë vend, që administrata e burgjeve është pjesë e sigurisë kombëtare të këtij vendi. Nuk ka shaka me sigurinë kombëtare”, tha ndër të tjera Manjani gjatë prezantimit ndërsa falenderoi z. Koshaj për pranimin e ftesës për të punuar në sistemin e burgjeve.

Petrit Koshaj kishte një eksperiencë prej më shumë se 25 vitesh në struktura të ndryshme të policisë së shtetit.Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY