Me vendim të Këshillit të Ministrave janë rritur pagat për administratën në Kryeministri, ministri dhe disa institucione të tjera shtetërore.
Por ajo ç’ka vihet re në VKM e datës 3 Mars është se disa pozicione në Kryeministri dhe në Ministrinë e Financave janë vlerësuar më shumë financiarisht me një motivacion jo bindës dhe diskriminues për punonjësit e tjerë.
Kësisoj mund të shihni se si Rama ka vendosur që Sekretari i Përgjithshëm në Kryeministri, drejtori i ligjeve dhe drejtori i Antikorrupsionit përfitojnë rritje me 200 mijë lekë (të vjetra) mbi pagën mujore.
Po kështu (shih. VKM) edhe në Ministrinë e Financave pozicionet: Sekretari i Përgjithshëm dhe disa drejtorë kanë përfituar rritje page me 200 mijë lekë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/