Shukri Xhelili pas skandalit seksual hetohet edhe për pastrim parash

Shukri Xhelili pas skandalit seksual hetohet edhe për pastrim parash

93
0
Shares

Telashet nuk kanë të sosur për ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili. Burime të prokurorisë së Dibrës thanë për GSH.al se pas skandalit seksual që pasoi me akuzën zyrtare për shpërdorim detyre, ndaj 57-vjeçarit kanë nisur hetimet me akuzën e pastrimit të parave. Gjatë kontrolleve të llogarive dhe pronave të ish-zyrtarit, hetuesit kanë zbuluar pasuri të pajustifikuar për rrogën e një kryetari bashkie. Kjo i ka vënë në dyshime prokurorët që kanë regjistruar procedimin e ri penal.
Shukri Xhelili u bë “i njohur” pas publikimit të një skandali vitin e kaluar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku kryebashkiaku i kërkonte favore seksuale një vajze në këmbim të punësimit.
Fillimisht ai u arrestua, por u lirua në maj të 2016 për “arsye shëndetësore”.
I zgjedhuri i PS-së në këtë detyrë u shkarkua nga detyra nga kryeministri Rama. Xhelili e ankimoi vendimin pa sukses.
Gjykata Kushtetuese vlerësoi se veprimet e kryera nga Shukri Xhelili kanë cenuar rëndë figurën e zyrtarit publik, misionin e qeverisjes vendore, kompetencat e kryetarit të Bashkisë, si dhe vijnë në kundërshtim me nenin 32 të Kodit të Punës, në të cilin parashikohet se punëdhënësi respekton dhe mbron në raportet e punës personalitetin e punëmarrësit.
Sipas gjykatës, punëdhënësi duhet të parandalojë çdo qëndrim që cenon dinjitetin e punëmarrësit.
Punëdhënësi ndalohet të kryejë çdo veprim që përbën shqetësim seksual karshi punëmarrësit dhe nuk lejon kryerjen e veprimeve të tilla nga punëmarrësit e tjerë. Si përfundim, Gjykata vlerëson se shkeljet që i janë ngarkuar Shukri Xhelili janë të rënda, në kuptim të nenit 115/1 të Kushtetutës, për pasojë kërkesa për shfuqizimin e vendimit nr. 361, datë 13. 05. 2016 të Këshillit të Ministrave për shkarkimin nga detyra të kryetarit të Bashkisë Dibër është e pabazuar.
Shukri Xhelili akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose të zgjedhurve vendorë”, në formën e kërkimit të favoreve seksuale prej 20-vjeçares me iniciale A.A., në këmbim të emërimit në një vend pune, në strukturat e varësisë së Bashkisë Dibër. Pas publikimit të videos, 56-vjeçari pati deklaruar se kishte rënë pre e një kurthi të ngritur nga kundërshtarët e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY