Kur kanë kaluar katër ditë nga ndalimi i izraelitit Yoram Frig me një pajisje të dyshuar përgjuese, Prokuroria kërkon masë shtesë për ta bllokuar atë në vendin tonë. Prokurori i çështjes Ndini Tavani, këtë të martë i është drejtuar Gjykatës së Tiranës me një kërkesë, ku kërkon bllokimin e pasaportës së 51-vjeçarit.
Prokuroria sqaron se të paktën deri në përfundimin e ekspertimin të pajisjes, Frig nuk duhet të lejohet të lëvizë nga vendi ynë.
Nga ana tjetër hetuesit kanë arritur të gjejnë një ekspert, i cili do të përcaktojë nëse pajisja “Omni Spectral Correlator 5000”, është e aftë të përgjojë. Vendimi i ekspertimit ka përfunduar nga ana e Prokurorisë dhe pajisja i është dorëzuar ekspertit.
Ende nuk dihet sa kohë do t’i duhet specialistit për të përgatitur konkluzionet, por besohet se për disa ditë në zyrën e prokurorit do të dorëzohet një raport.
Nga deklarimet e Yoram Frig kjo pajisje nuk mund të kryejë përgjime, por vetëm të detektojë nëse në një ambient ka përgjues. Edhe të dhënat e kompanisë e cila e ka prodhuar thonë të njëjtën gjë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/