Gazeta e vetme online e afërt me Presidentin Trump, Breitbart.com ka transmetuar një bisedë me liderin e opozitës shqiptare Lulzim Basha ndërsa ka lajmëruar se ai ishte në një darkë me Presidentin Trump. Basha ishte me anëtarë të komisionit Kombëtar republikan të Kongresit , mbrëmje të cilës iu drejtua me një fjalim vetë Presidenti Trump.
Breitbart gjate bisedes me Bashen jep edhe emrat e politikanëve të tjerë të lartë amerikanë me të cilët u takua shefi i opozites shqiptare. Basha takoi kongresmenin Pete Session (Republikan -Teksas), kryetari i Komitetit të Rregullave të brendshme, kongresmenin Michale Mc Caul (Republikan- Teksas), kryetari i Komitetit të Sigurisë së Brendshme, dhe kongresmenin Ed Royce, (Republikan-Kaliforni), kryetari i Komitetit të Marrdhënieve me Jashtë.
Breitbart pati rol të madh në fitoren e Trump në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Ajo u përball me të gjitha mediat tradicionale të SHBA të cilat sulmonin Trump gjithë kohën nxitur nga establishmenti i vjetër amerikan dhe Soros.
Basha ka deklaruar pas kthimit nga SHBA se opozita ka mbeshtetjen totale te Senatit, kongresit dhe bashkepunetoreve te Trump por nuk ka dhene shume detaje rreth takimeve qe ai pati atje, perfshire edhe darken me Trump.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/