Kongresmeni i njohur amerikan: Lulzim Basha është njeriu i duhur të drejtojë...

Kongresmeni i njohur amerikan: Lulzim Basha është njeriu i duhur të drejtojë Shqipërinë

71
0
Shares

Kreu i opozitës shqiptare Lulzim Basha u takua gjatë vizitës në SHBA edhe me kongresmenin e Kalifornisë Dana Rohrabacher, anëtar me peshë i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Kryetar i Nënkomitetit për Europën dhe Euroazinë të Kongresit.

Kongresmeni Rohrabacher i tha Breitbart News se ai e çmon patriotizmin dhe përkushtimin që shikon tek Basha.

“Ka arsye për të patur frikë për atë që po ndodh nëBallkan,” tha ish-fjalimshkruesi i Presidentit Ronald Reagan. “Stabiliteti në atë pjesë të Europës varet nga një Shqipëri e qëndrueshme dhe që funksionon. Ka një shqetësim serioz për korrupsionin, tregtinë e drogës dhe terrozimin në këtë vend të rëndësishëm.”

Fotografia e Besnik J. Aliaj

Kongresmeni u shpreh se Shqipëria është në vijën e parë të luftës kundër islamit radikal: “Nëse do ta mundim islamin radikal dhe do të kemi një Europë të qëndrueshme, na duhet dikush që merr përgjegjësi. Lulzim Basha, të cilin e njoh prej kohësh, është pikërisht personi i duhur për të përmbushur këtë mision.”

Fotografia e Besnik J. Aliaj

Basha tha se mesazhi i tij për popullin amerikan është se ata kanë investuar shumë për një Shqipëri demokratike, të lirë dhe të hapur, gjatë 27 viteve të fundit.

“Tani, rreziku i krimit të organizuar dhe terrorizmit kërcënon rëndë një vend që ka humbur kontrollin e territorit dhe kufijve të tij për shkak të krimit të organizuar,” tha ai. “Unë kërkoj ndihmën e Shteteve të Bashkuara për ta ruajtur këtë investim, në mënyrë që të përmbushim përgjegjësitë tona si vend anëtar i NATO-s” u shpreh ai. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY