Afro 1 ton kanabis është kapur mbrëmë në Karaburun nga policia e Vlorës. Ky është ndër aksionet e rrallë të policisë shqiptare që përfundojnë me kapjen e drogës në pjesën shqiptare.
Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë, kanë realizuar një operacion të përbashkët mbi bazën e të cilit kanë bllokuar një mjet lundrues në det si dhe një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike të dyshuar si Cannabis Sattiva pranë vendit të quajtur “Gjiri i Anglezit”, Karaburun.
Një pjesë e lëndës narkotike u gjet e ngarkuar në gomone ndërsa pjesa tjetër ishte e shpërndarë në breg të detit, në total 57 pako të përmasave të ndryshme, të mbështjella me plastikë dhe natriban.
Mjeti lundrues tip gomone ka përmasat 7.2 m gjatësi dhe me dy motora të markës Yamaha 300 KF dhe 25 KF.
Gjatë bllokimit të mjetit lundrues dhe sasisë së lëndës narkotike, dyshohet se 3 shtetas duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Vazhdon operacioni i përbashkët nëpërmjet kërkimeve nga toka dhe uji me qëllim kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë veprimtari kriminale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/