Kanë nisur pelegrinazhet te Kisha Shna Ndout

Kanë nisur pelegrinazhet te Kisha Shna Ndout

933
0
Shares

Qindra besimtarë kanë nisur peligrinazhin e tyre në Kishën e Shna Ndout në Laç, objekt që njihet për veti mrekullibërse ndër shekuj. Kjo është e marta e 3 nga 13 ditët të tilla që konsiderohet nga besimtarët si kohë lutje për të gjetur qetësi shpirtërore. Ka mjaft mënyra për të shkuar në Kishën e Laçit, madje shumë besimtarë të krishterë dhe jo vetëm e përshkojnë në këmbë.

Prej tri javësh kanë nisur të martat e shenjta dhe itinerari drejt Kishës së Shna Ndout në Laç është i pamungueshëm për besimtarët. Në këtë objekt kulti kërkojnë shpëtim të gjithë gra e burra, të mitur dhe adoleshentë.

13 udhëtimet kryhen përpara datës 13 qershor, ditë që përkon me vdekjen e shenjtit Shna Ndoit.

E njohin për vend të shenjtë dhe luten për të. Kanë degjuar për mrekullitë e ndodhura pas lutjeve në Kishë. Ndër shekuj këto ngjarje kanë bërë që të besohet se Kisha e Shën Antonit, ose siç njihet në ditët e tona Kisha e Shna Ndout në Laç të jetë vendi me fuqi shëruese apo mrekullibërëse

“Unë kam qenë i vogël, njëri nga këta 13 vjet nuk ishte çuar në këmbë, sa erdhi tek kisha u çua në këmbë. Një tjetër nuk fliste prej 13 vitesh, sa ka ardhur ka filluar të flasë”, thotë një besimtar.

Takojmë qytetarët të thjeshtë, por dhe ata që mbajnë poste të rëndësishme, apo që kanë karriera të realizuara, besimtarë të vullnetshëm por dhe ateistë që ndezin qirinjë dhe luten, ndërsa besojnë se në këtë vend të paqtë gjejnë qetësi shpirtërore.

At Mirash Mariraj nuk e fsheh dot gëzimin për numrin e madh të të rinjve që po i afrohen Kishës, duke krijuar një raport me të vecantë me Zotin.

At Mirash Mariraj: Këtë vend e duan të gjithë, është një vend i cili na afron me zotin. Është e mrekullueshme kur shikon brezin e ri që vijnë. Ky vend edhe pse shohim një sinkretizëm fetare pork y vend të afron me zotin.

Historia e kësaj Kishe është e lashtë, të dhënat e para për ekzistencën e saj dokumentohen në vitin 1349. Në këtë kohë njihej si Kisha e Zojes së Bekueme dhe në vitin 1557 mori emrin Kisha e Shna Ndout.

Në Librin “Shqipëria e Vjetër” të studiuesit Austriak Theodor Ippen shkruhet : ” Pranë fshatit Laç (atehere nuk ishte qytet) ngrihet kisha e pelegrinazhit Shna Ndoj “Shën Antoni ” e cila çmohet shumë dhe nderohet si nga të krishteret dhe muhamedanet.

Referuar këtyre të dhënave, franceskanët që shërbejnë në mision por edhe historianët e teologët mendojnë se Kisha duhet të jetë 460 vjeçare por në të gjenden rrenoja, të cilat i perkisnin një manastiri që ka ekzituar në ketë vend.

Në botimet për këtë vend të shenjtë, nuk lihet pa evidentuar roli dhe besimi i mbartur ndër shekuj; Shpella. Edhe sot ky vend duket se i ruan vetitë shëruese pasi besimtarët prekin muret, luten duke marrë me vete send personale duke lënë monedha që shkojnë për të varfërit. Për fraceskanët, kjo eshte shpella e Shën Vlashit, Ipeshkev dhe martirit që e ka një historik.

At Mirash Mariraj: Më 1617 ndodh një mrekulli, një grua e cila për 9 të marta shkon tek fuguria e Shna Andou dhe ka një dhurtë nga zoti nëpërmjet Shna Andout. Këto 9 të marta u shndërruan në 13 të marta, në simbolikën e ditës së vdekjes së Shna Andout në 13 qershor.

Imazh i ngjashëm

Historia tregon se në dy periudha të ndryshme, është synuar shkatërrimi i kishës. E para gjatë sundimit të perandoria osmane, ndërsa e dyta në vitin 1966 gjatë regjimit komunistë. Por në dyja rastet prishja e objektit nuk çrrënjosi kurrë besimin e qyetarëve që i drejtohen Zotit në vendin e shenjtë.

At Mirash Mariraj: Besimi është shume i thellë, por mbi të gjitha dhuratë e zotit.

Në hyrje të rrethimit të Kishës, është ngritur një treg ku gjenden qirinjë, simbolika të besimit krishterë, por edhe Mysliman. Edhe tregtarët ambulantë qëndrojnë aty në pritje të shërimit të plagëve të tyre

Pas lutjeve për njerëzit e dashur, meshës dhe qirinjve duket sikur njerëzit janë më të paqtë.

Klerikët shprehen se njerëzit që luten, thonë uratë dhe meditojnë ndihen më të lumtur, jetojnë më shëndetshëm sesa njerëzit që nuk luten dhe nuk meditojnë. Duke besuar në ndjeshmërinë e këtij vendit të shenjtë, dhjetra të pamundur kërkojnë lëmoshë.ora news

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY