DETAJE/ Si u tradhtuan policët e Qafë-Thanës që lejuan kamionin me 8...

DETAJE/ Si u tradhtuan policët e Qafë-Thanës që lejuan kamionin me 8 ton drogë

87
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbardhur detaje të reja lidhur me arrestimin e katër policëve të pikës kufitare të Qafë-Thanës, në lidhje me 8 tonët e kanabisit sekuestruar në Ankona.
Sipas grupit hetimor një nga policët shihet në kamerat e sigurisë së doganës së Qafë-Thanës duke hyrë në kamionin që transportonte drogën.
Në bazë të filmimit ai shihet duke  marrë ose duke lënë diçka. Ndërkohë, që shoferi maqedonas i arrestuar në Itali shihet duke komunikuar me shpesh me katër policët e prangosur.
Por, pavarësisht këtyre provave të arrestuarit ditën e hënë para gjykatës së krimeve të rënda mohuan akuzat. Sipas tyre kontrolli i mjetit duhej të kryhej nga punonjësit e doganës. Për sa i përket sistemit TIMS policët mësohet të kenë deklaruar se në datë 4 shkurt kur kamioni ka kaluar në Qafë-Thanë nuk punonte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY