Hetuesit greke kanë ardhur në Shqipëri dhe në ambientet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë marrë në pyetje Julian Sinanj për vrasjet me pagesë të dyshuara se ka kryer në Greqi.
Janë tre oficerë të prokurorisë se Athinës, të cilët prej rreth një orë e gjysmë, zhvilluan një seancë pyetjesh me të akuzuarin si vrasjes dhe anëtar i bandës se tritolit.
Hetuesit grekë kanë dyshime se Julian Sinanaj ka vendosur tritolin në gjykatën e Selanikut dhe se ka vrarë kundrejt pagesës për botën e mafies, 4 persona.
Mësohet se Julian Sinanj fillimisht ka refuzuar të përgjigjet e me pas ka rrëfyer disa të dhëna për oficerët grekë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/