Gjykatave shqiptare i është dashur 7 vite për të njohur atësinë e shtetases suedeze Anna Nordstrom, e bija jashtë martese e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Vehbi Veliaj.
Gazetari i kronikës, Flamur Vezaj ka njoftuar në faqene tij se gjyqi u zvarrit për shumë vite dhe se 45 gjyqtarë u përfshinë në këtë proces.
“Pavarësisht faktit se kishte një vendim të Gjykatës suedeze që i njihte atësinë Nordstrom, Gjykatave shqiptare iu deshen 7 vjet kohë për t’a njohur atësinë prindërore dhe për ta pranuar vendimin. Përgjatë 7 viteve këtë çështje e shqyrtuan 45 gjyqtarë të ndryshëm të Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatës së Lartë, Apelit dhe Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë. Pas 7 vitesh, kësaj vajze ju njoh e drejta Hyjnore, e natyrës dhe e ligjit pa një baba”, shkruan ai.
Anna Nordstrom më profesion mjeke është vajza jashtë martese e biznesmenit Vehbi Veliaj i cili ka vdekur pak vite më parë por në Tiranë kishte disa biznese përfshirë edhe televizionin Alsat. Ai qëndroi në Shqipëri nga viti 1991 deri në sa vdiq. Mendohet se shkak për shtyrjen e njohjes së atësisë për vajzën suedeze-shqiptare ka qenë edhe ndarja e pasurisë së Velisë me aksionerët apo familjarë të tjerë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/