Pajisja e përgjimit, ja sa vjet burg rrezikon “agjenti” izraelit

Pajisja e përgjimit, ja sa vjet burg rrezikon “agjenti” izraelit

57
0
Shares

Policia e Tiranës ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për “detektivin” izraelit, Yoram Frig, duke ngritur ndaj tij 4 akuza.
Sektori i Antikrimit Ekonomik ka ngritur ndaj 50-vjeçarit akuzën “Kontrabandë me mallra të ndaluar”, pasi një objekt i tillë, të paktën deri në sqarimin përfundimtar të funksionit, është i ndaluar të importohet, eksportohet, apo të tranzitohet.
Pajisja u bllokua në Aeroportin e Rinasit, gjatë skanimit të valixheve në dalje, ende nuk është përcaktuar se si ka arritur të futet në territorin e Shqipërisë, pa u vënë re në pikat e kalimit kufitar.
Pas mbajtjes së personit në ambientet e Komisariatit Rinas, në drejtimin e prokurorit, u bë këqyrja e kësaj aparature elektronike dhe pritet akt-ekspertimi, për të përcaktuar çfarë funksioni kryen.
Pajisja elektronike, e cila bën skanimin dhe gjetjen e përgjuesve të vendosur në një ambient, konsiderohet një mall i ndaluar, sipas legjislacionit shqiptar, të paktën derisa hetimet dhe ekspertiza të përcaktojnë me saktësi funksionin e saj.
Nga verifikimi paraprak që është bërë, sipas hetuesve aparatura nuk ka as programe dhe as mjete për përgjim. Deri në përfundim të hetimeve, ndaj Yoram Frig është ngritur akuza e “Kontrabandës me mallra të ndaluar”.
Kjo akuzë, e parashikuar nga Neni 171 i Kodit Penal, sanksionon importimin, eksportimin apo tranzitimin e paligjshëm të mallrave të ndaluar që hyjnë e dalin në Republikën e Shqipërisë. Ky veprim, i kryer me çdo mënyrë a mjet qoftë, dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY