Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Itali, u dhunua për vdekje nga shqiptarët, prindërit dhurojnë organet e 20-vjeçarit

27/03/2017
Itali, u dhunua për vdekje nga shqiptarët, prindërit dhurojnë organet e 20-vjeçarit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Megjithëse iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale, ai nuk ka mundur të mbijetojë, prandaj familja ka vendosur të dhurojë organet e tij.
Bëhet fjalë për italianin 20-vjecar Emanuele Morgantit, zemra e të cilit pushoi së rrahuri pasi u masakrua mbrëmjen e shtunës, 24-25 mars 2017 në sheshin qendror të qytetit Alatri, nga disa ët rinj shqiptarë.
I riu iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal në Romë por nuk mundi të mbijetonte. Prindërit autorizuan dhurimin e organeve të tij shkruan Repubblica.it
Morganti është goditur me grushta, shkelma dhe shufër hekuri.
Mjekët zbuluan se Emanuele kishte dëmtime në shtyllën kurrizore por dhe thyerje të kafkës shkaktuar nga një shufër hekuri. Djali ishte mbajtur në jetë artificialisht prej mëngjesit të sotëm, dhe pas orës 15:00 u mësua se dhe zemra i kishte ndalur.
Autorët e dhunës janë një grup të rinjsh bashkëmoshatarë të Emanueles bëjnë të ditur dëshmitarët. Mbi 20 persona janë marrë në pyetje për të mësuar se kush  ka qenë personi që ka goditur duke i shkaktuar plagët vdekjeprurëse. Pasdite rrethi i atyre që dyshohen është ngushtuar dhe 9 persona janë mbajtur në paraburgim
Sipas hetimeve të dyshuar si të përfshirë në krim janë një grup  te rinjsh italiane dhe shqiptarë. Prokurori i Frosinone Vittorio Misti po merr në pyetje disa prej të dyshuarve.
Repubblica.it shkruan se bëhet fjalë për 4 punonjës të sigurisë së lokalit, 3 prej tyre me kombësi shqiptare, një italian dhe të tjerët nga qyteti Alatri
Viktima ka qenë i shoqëruar me të dashurën e tij në një lokal me muzikë. Te bari është afruar një shqiptar i cili sipas Repubblica.it ka ngacmuar të dashurën e Emanueles.
Ky i fundit ka reaguar dhe mes tyre ka nisur sherri. Në këtë moment kanë ndërhyrë punonjësit e sigurisë së lokalit të cilët i kanë nxjerrë të dy jashtë. Më pas ka degjeneruar një sherr i madh mes një grupi miqsh të shqiptarit dhe grupit të miqve të Morgantit.
Emanuele është goditur me grushte, shkelma më pas njëri prej agresorëve ka marrë një objekt hekuri, ndoshta shufër ose çelës anglez dhe e ka goditur 20-vjecarin në kokë. Në atë moment i riu ka rënë në tokë pa ndjenja
Dyshimet e karabinierëve është se goditjet vdekjeprurëse janë shkaktuar nga njëri prej punonjësve të sigurisë së lokalit që është përfshirë në sherr. Morganti është dërguar menjëherë në spitalin e Alatrit më pas është dërguar me helikopter në Romë, ku nuk ka mundur të mbijetojë.
emanuele morganti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.