Horoskopi, 28 Mars 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

Horoskopi, 28 Mars 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU

49
0
Shares

Dashi
Do të jeni shumë komunikues dhe spontanë dhe kjo sjellje do ju lejojë të bashkëpunoni në projekte të rëndësishme për të arritur synimin tuaj profesional. Në dashuri parashikohet një mbrëmje e qetë dhe në harmoni. Ata që janë vetëm fati u ka rezervuar disa takime interesante. Kushtojini vëmendjen e duhur.

Demi
Kjo e martë favorizon dashurinë dhe emocionet e forta. Do të ndiheni më kurajozë dhe do jeni në gjendje që të ndani ndjenjat tuaja me një person shumë të rëndësishëm. Sfida të bukura parashikohen në sferën e punës, ndaj mundohuni të rrethoheni nga aleatë me vlerë, kjo do ju sjellë edhe përfitime financiare. Kujdes me shëndetin.

Binjakët
Do të përfshiheni në një projekt shumë krijues i cili do ju ofrojë avantazhe të shkëlqyera për t’u shfrytëzuar në të ardhmen. Takime të favorshme pritet të ndodhin në orët e pasdites, sidomos për ata që janë ende beqarë, por mundohuni të mos tregoheni shumë të guximshëm ose impulsiv.

Gaforrja
Do të jetë një ditë me ritme të ulëta, ku përveç një rënie fizike, do ndiheni të pasigurtë dhe të pavendosur. Do të keni nevojë për një ‘shkundje’ e cila do të bëjë që të merrni sërish në dorë jetën tuaj. Tregoni kujdes të veçantë ndaj emocioneve dhe takimeve. Shëndeti do jetë i mirë në përgjithësi, nuk keni pse shqetësoheni.

Luani
Sjellja e mbyllur dhe mosbesuese e një personi, do ju nervozojë pa masë. Shmangni ushqyerjen e tensioneve dhe debateve të kota dhe fokusohuni më shumë në karrierën tuaj. Në këtë fushë ju presin fitore të rëndësishme. Një mbrëmje romantike parashikohet nga yjet për ata që janë në çift.

Virgjëresha
Do të përfshiheni nga një ngarkesë e madhe pune, aq sa në darkë do e gjeni veten të këputur dhe ezauruar. Mundohuni të mbani nën kontroll emocionet tuaj dhe tregohuni sa më diplomatik, sidomos në situata me ngarkesë të madhe stresi. Financat do arrini t’i stabilizoni e gjitha falë mënyrës suaj të menaxhimit.

Peshorja
Qysh në orët e para të mëngjesit do të përfshiheni nga mendime të thella ndaj partnerit/es tuaj të cilat do ju shoqërojnë pothuajse gjatë të gjithë ditës. Ka disa çështje të mbetura pezull, të cilat duhen zgjidhur me patjetër brenda ditës me qetësi dhe maturi. Bëni mirë të ,kujdeseni pak më shumë për shëndetin tuaj, pasi kjo periudhë nuk ka qenë shumë e mirë për ju.

Akrepi
Jeni duke nisur një rrugëtim profesional të pasur dhe me sfida të rëndësishme. Gjithsesi, ju që jeni me intuitë të mprehtë do arrini të transformoni çdo kompeticion në një fitore të qartë. Kjo është një periudhë shumë e favorshme, sidomos në dashuri. Edhe ata që janë vetëm do kalojnë një ditë argëtuese.

Shigjetari
Do të ketë debate të vogla të mbetura pezull me partnerin/en, të cilat do keni mundësi që t’i zgjidhni deri në mbrëmje. Po kaloni një fazë të madhe suksesi dhe e gjeni veten më të qetë dhe relaksuar në raport me verën e lënë pas. Priten propozime të reja interesante për ata që janë ende vetëm. Shëndeti paraqitet i mirë.

Bricjapi
Do të keni mundësi të mbyllni një marrëveshje shumë të rëndësishme për karrierën tuaj të cilën kishit kohë që e prisnit. Në sajë të një bashkëpunimi të suksesshëm do jeni vetëm një hap larg marrjes së mirënjohjes së dëshiruar prej kohësh. Në dashuri tregohuni më pak kokëfortë dhe shmangni konfliktet me partnerin/en.

Ujori
Në punë do të ketë zhvillime shumë të mira, të cilat do ju lejojnë të mbyllni çështje shumë të rëndësishme. Tregohuni të sigurtë në veten tuaj, pasi tani që keni zbuluar dëshirën tuaj për të dashuruar, takimet do bëhen më emocionuese dhe romantike. Kujdes me shpenzimet e pamenduara.

Peshqit
Do të jeni të përhumbur krejtësisht në mendime. Ka disa vendime të rëndësishme të cilat mund të tronditin krejtësisht karrierën tuaj. Tregoni shumë kujdes, dhe shmangni marrjen e veprimeve impulsive. Në dashuri ndjeni nevojën për të marrë më shumë vëmendje. Gjeni kohën e përshtatshme edhe për familjarët, pasi kohët e fundit i keni “braktisur”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY