Policia kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 22 kilogramë kanabis sativa. Droga po transportohej nga tre persona, të cilët u konstatuan mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 me anë të kamerave termike.
Policia Vendore sqaron se, më datë 26. 03. 2017, rreth orës 21.00, në vendin e quajtur “Diga e Liqenit”, në afërsi të fshatit Vrisera, nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije u konstatuan me kamera termike 3 persona, të cilët po ecnin me këmbë nga fshati Vrisera për në drejtim të liqenit. Menjëherë shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të këtyre personave, të cilët kur ju ka bërë thirrje për të ndaluar, kanë braktisur çantat dhe duke përfituar nga errësira janë larguar në drejtim të pyllit.
Në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Kufitare si dhe ato të Sektorit Kundër Narkotikëve.
Në çanta u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Canabis Sattiva.
Nga ana e Policisë vijon puna për kapjen e këtyre personave.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për hetim te mëtejshëm, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve ”, parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/