Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Lazarati kampion në minifutboll, Zamira Rami ju mohon shpërblimin e premtuar financiar

26/03/2017
VIDEO/Lazarati kampion në minifutboll, Zamira Rami ju mohon shpërblimin e premtuar financiar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lazarati është shpallur kampion në minifutboll në takimin final ndaj Dari Invest. Lazaratasit, kanë fituar me rezultatin 6 – 5 duke rrëmbyer kupën e edicionit futbollistik, të organizuar nga Bashkia e Gjirokastrës gjatë ditëve të fundit.
Turneu është zhvilluar me iniciativën e dashamirësve të futbollit, të cilët kanë kërkuar nga Bashkia e Gjirokastrës, organizimin e këtij aktiviteti, ndërkohë që pas shumë peripecish, u cel drita jeshile për eventin.
Në të gjitha takimet e luajtura, dy kanë qenë ekipet që kanë dalluar ndaj të tjerëve, ekipi i Lazaratit dhe ekipi i Dari Invest me pronar po një biznesmen dinjitoz lazaratas Isuf Meci.
Finalja ka qenë e bukur me raste të shumta shënimi nga të dy ekipet. Të parët që kanë çuar topin në rrjetë, ishin lojtarët e ekipit të Lazaratit duke shënuar dy golat e parë, ndërsa më pas, loja u baraspeshua falë ngulmimit të ekipit të Dari Invest duke arritur të barazonin. Në pjesën e dytë, Dari Invest, ka mbajtur në avantazh 3 – 2 takimin për gati 10 minuta, ndërkohë që Lazarati, arriti ta përmbyste rezultatin në favor të vet e më pas edhe ta tejkalonte në rezultatin final 6 – 5 në fund të 30 minutave të dyta të lojës.
Pas takimit, ekipit kampion Lazarati, i është dorëzuar kupa nga kryebashkiakia Rami. Kjo e fundit në fillim të aktivitetit disa ditor, kishte vendosur premio financiare për ekipin kampion dhe nënkampion, por kur mësoi se finalja, do të luhej mes lazaratasve, e suprimoi shpërblimin financiar. Në fakt kjo dihej, sepse Zamira e Bashkisë, nuk mund të fshehë dot kompleksin që ka ndaj Lazaratit dhe lazaratasve, sepse e dënuan me votë në zgjedhjet e fundit vendore.
Ambiciet e ekipit të Lazaratit janë të mëdha. Vitin tjetër, pritet të formohet ekipi i të rriturve në futboll dhe të regjistrohet në kampionatin e Kategorisë së Tretë duke synuar të rivalizojë Luftëtarin e Gjirokastrës, në të ardhmen. JuguNews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PD e Lezhës zgjedh kryetaren e re. Garë e fortë mes 3 emrave

PD e Lezhës zgjedh kryetaren e re. Garë e fortë mes 3 emrave

15/02/2026
Agjentë policie me origjinë shqiptare nën hetim për korrupsion në Holandë

Shqiptari nga Saranda pastronte para me çanta të shtrenjta, gjobitet gjysëm milioni dyqani luksoz në Hollandë

15/02/2026
Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026

SAMI NEZA/ Ligji për pavarësinë e ekzekutivit, ligj për pamundësinë e gjyqësorit

15/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PD e Lezhës zgjedh kryetaren e re. Garë e fortë mes 3 emrave

PD e Lezhës zgjedh kryetaren e re. Garë e fortë mes 3 emrave

15/02/2026
Agjentë policie me origjinë shqiptare nën hetim për korrupsion në Holandë

Shqiptari nga Saranda pastronte para me çanta të shtrenjta, gjobitet gjysëm milioni dyqani luksoz në Hollandë

15/02/2026
Thirrje “Rama, hajdut”. Protestë dhe tensione në Durrës për projektin TID, Rama: “Prishje do të ketë, projekti nuk ndalet”

Rama: Gati propozimi Rama-Balla-Manja për mbrojtjen e ministrave nga SPAK

15/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.