Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Te pallatet e Gjushit arkeologët zbulojnë varret e hershme

26/03/2017
VIDEO/ Te pallatet e Gjushit arkeologët zbulojnë varret e hershme
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sondazhet arkeologjike në kantierin e ndërtimit të sheshit të ri të Durrësit, “Veliera”, kanë nxjerrë në dritë disa varre dhe struktura murale.
Deri më tani janë zbuluar 3 varre, për të cilat po punohet që të kryhet dokumentimi i plotë i tyre. Po ashtu janë zbuluar struktura që presin të datohen në vijim.
Kjo është një ndër tre pikat ku po kryhen sondazhe arkeologjike. Në dy prej tyre puna ka nisur këto ditë, pas dokumentimit të bastionit osman, të zbuluar rreth dy muaj më parë. Sipas arkeologëve njëri prej sondazheve do të kryhet për zbulimin e murit rrethues të qytetit, mbuluar me çakull në janar të këtij viti, përpara se të kishte një kontratë zyrtare midis bashkisë dhe ministrisë së Kulturës.
Deri në këtë pikë të gërmimeve arkeologjike, nuk ishte dokumentuar asnjë varr i zbuluar. Por “Amfora.al”, disa ditë përpara se të lidhej kontrata e vonuar prej dy muajsh, midis bashkisë Durrës dhe institucioneve të kulturës, dokumentoi praninë e një “strukture”, që sipas arkeologëve që prej vitesh e eksplorojnë nëntokën e Durrësit, kishim të bënim me një varr. Ai u largua nga sheshi së bashku me dherat dhe vendndodhja e tij ishte pak metra larg varreve të zbuluara këto ditë.
Njëri prej varreve të zbuluara këto ditë, ka strukturë të ngjashme me atë që u zbulua në qershor 2016-të, ngjitur me murin e kalasë, që sipas arkeologes, Dr. Brikena Shkodra Rrugia, ky varr mund t’i përkiste periudhës së mesjetës së hershme.
Zbulimi u bë në kuadër të një projekti për krijimin e një harte arkeologjiek GIS (Sistem Informativ Gjeografik), mbi monumentet e zbuluara dhe mbulura në Durrës, nga arkeologë shqiptarë dhe francezë, që zbuluan shtresa të reja të qytetit antik, nën ndërtimet romake. Amfora.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

21/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

Bllokimi i aksit juglindor, Berisha: Rrugën nuk e shembi moti, por e shembi korrupsioni!

21/02/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

EMRAT/ Mësohet identiteti i autorit dhe viktimës në Kavajë

21/02/2026
Kavajë, 3 persona tentuan zhvatjen,  arrestohen nga policia

KAVAJË/ Qëllohet me thikë, mbetet pa jetë 47-vjeçari

21/02/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.