Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Papa Françesku takohet me liderët e BE-së: Unioni në rrezik

26/03/2017
Papa Françesku takohet me liderët e BE-së: Unioni në rrezik
Share on FacebookShare on Whatsapp

Papa Françesku është takuar me liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian, të cilëve u ka bërë apel të mos e shohin BE-në si një bashkësi rregullash.
“Etërit themelues na kujtojnë se Europa nuk është një bashkësi rregullash. Ajo është një jetë, një mënyrë për të krijuar njeriun duke filluar që nga dinjiteti i tij”.
Ka qenë kjo deklarata e Papa Françeskut gjatë takimit me krerët e shteteve të qeverive europiane.
“Nëse ishte e qartë që në fillim se në zemër të projektit mund të ishte vetëm njeriu, ishte gjithashtu e dukshme se traktatet mund të mbeteshin vetëm në letër. Traktatet duhet të mbushen me shpirt”.
Papa Françesku ka dashur të takohet me liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian në prag të festimeve me rastin e 60 vjetorit të Traktatit të Romës duke apeluar ndaj vlerave themeluese të Europës dhe duke theksuar se sa e domosdoshme është të evitosh tundimin për të reduktuar idealet themeluese të Unionit në nevojat prodhuese, ekonomike dhe financiare.
Papa që në fillim të fjalës së tij kujton dhe njëherë idenë e përfshirjes si një gurët kryesorë të themeleve të Europës së Bashkuar në kontrast me përçarjet që aktualisht po sundojnë në kontinentin e vjetër. Europa, me vështirësi rrëzoi murin, u shpreh Papa Françesku, por tashmë ne e kemi harruar këtë gjë. Kemi harruar dhe dramën e familjeve të ndara, varfërisë dhe vuajtjeve që provokoi.
Papa apeloi që të mos harrohej nga europianët ajo barrierë jo natyrale që nga Deti Balltik në Adriatik ndante kontinentin.
Duke iu referuar dramës së emigrantëve dhe rrezikut të supozuar që vjen nga jashtë dhe nëse deri dje Europa në origjinat e saj synonte heqjen e barrierave tashmë po flitet se i të lihen jashtë rreziqet e kohës tonë: duke filluar nga një numër i madh grash, burrash dhe fëmijësh që i largohen luftës dhe varfërisë e të cilët kërkojnë vetëm mundësinë e një të ardhmeje më të mirë, vijoi Papa.
Për sa i përket populizmit në rritje në Europë, Papa dha recetën e tij duke shpjeguar se si Kontinenti i Vjetër mund të gjejë shpresën në solidaritet, që është ilaçi më efikas ndaj populizmave modernë.
“Populizmat dalin nga egoizmi që mbyllet në një rreth të ngushtë dhe mbytës dhe që nuk lejon kalimin e kufijve të mendimeve për të parë më tej. Duhet të fillojmë të mendojmë në mënyrë europiane dhe politika duhet të ketë një lidership ideal që të evitojë shfrytëzimin e emocioneve për të marrë mbështetje”, përfundoi Papa Françesku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
Apeli i Posaçëm lë në burg Jorgo Goron

Apeli lë në fuqi vitet e burgut për Jorgo Goron e Himarës

25/03/2026
Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK, ballafaqim me deklaratat e ish kolegëve

25/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Irena Gjoka do të vijojë gjykimin e Berishës

SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj Irena Gjokës, nuk merr parasysh as faktin se ajo caktoi avokat për çështjen në Greqi

25/03/2026
Një vit pa Artanin, rrugëtimi i ndërprerë i një fizikanti të jashtëzakonshëm

Akademik Artan Boriçi, fizikanti me përmasa botërore që u shua pesë vjet më parë

25/03/2026
Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

Berisha: Klubin Dinamo e ka marrë Ergys Agasi, klubin Partizani e ka Olsi Rama! Kërkoj urgjent hetim ndërkombëtar

25/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.