Burime nga JTI thanë për Monitor se rënia e shitjeve dhe ambient i biznesit jo i favorshëm bënë që JTI Tirana të shiste të drejtat e tregtimit të markave të JT International Holding tek Marketing & Distribution.
Marketing& Distribution ka blerë së fundmi kompaninë e tregtimit të cigareve JT International Tirana SHPK, nga mëma e saj JT International Holding B.V. lajmi është bërë i ditur nga Autoriteti i Konkurrencës që ka shqyrtuar përqendrimin për transferimin 100% të kapitalit nga JTi Tirana tek M&D.
Marketing & Distribution SHPK, një ndër kompanitë më të mëdha distributor në vend, realizoi në vitin 2015 një xhiro prej rreth 11 miliardë lekësh, ndërsa JT International Tirana vetëm 70 milionë lekë. Xhiro e kësaj të fundit ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, pasi burimet nga JTI theksuan, se nga viti 2013 shpërndarjen e cigareve e kryenin M&D ose Primall, (në periudha të caktuara kohore). Si rrjedhojë qarkullimi vjetor i JTI kishte rënë ndjeshëm vitet e fundit (në vitin 2013 shoqëri deklaroi të ardhura prej 3 miliardë lekësh).
Burime nga JTI thanë për Monitor se rënia e shitjeve dhe ambient i biznesit jo i favorshëm bënë që JTI Tirana të shiste të drejtat e tregtimit të markave të JT International Holding tek Marketing & Distribution.
Sipas analizës së Autoritetit të Konkurrencës, tregu i cigareve në Shqipëri dominohet nga cigare të importuara nga Italia dhe Greqia. Në tregun shqiptar ka një shumëllojshmëri të markave të cigareve të importuara. Në tregun e importit të cigareve operojnë 11 operatore, dy prej të cilëve kanë pjesë tregu të konsiderueshme.
Ndër kompanitë kryesore: Philip Morris Albania operon në treg me markat e cigareve Marlboro, Merit, Philip Morris, L&M dhe Assos; Agna operon në treg me markat Kamelia, American Legend dhe OME; Marketing & Distribution operon me markat Ëinston, Camel, Imperial dhe Maxim; dhe British American Tobacco me markat Rothmans, Kent, Lucky Strike.
Philip Morris dhe Agna janë dy konkurrentet kryesore në treg për vitet 2015, 2016. Marketing & Distribution paraqitet si konkurrenti i tretë me i rëndësishëm në treg me 12% të tij për vitin 2015 dhe 9% në vitin 2016. Nga të dhënat rezulton se JT International Tirana nuk ka realizuar importe për vitet 2015, 2016 dhe si pasojë paraqitet me një pjese tregu prej 0%.
Si rrjedhojë, konkurrenca thekson se menjëherë pas realizimit të transaksionit nuk priten ndryshime të rëndësishme në strukturën e tregut pasi JT International Tirana SHPK nuk ka qenë aktive në tregun e importit dhe shitjes së cigareve të fabrikuara gjatë dy viteve të fundit dhe pjesa e tregut e Marketing & Distribution SHPK nuk ndryshon.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/