PS përmes deputetes Vasilika Hysi i është sulur Avokatit të Popullit në përpjekje për të faturuar dështimin e vettingut tek zyra e Totozanit.
Avokati i Popullit ka vendosur kritere ekstraligjore për aplikantët e institucioneve të reformës në drejtësi veçanërisht për vettingun, tha sot Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Vasilika Hysi, në studion e lajmeve të Ora Neës, ndërsa nuk i sheh problem burimet njerëzore në implementimin e reformës në drejtësi.
Protestën e opozitës dhe kërkesën për qeveri teknike, Hysi e sheh si frikë ndaj vettingut dhe përpjekje për të bllokuar reformën.
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, deputetja Vasilika Hysi, kritikoi Avokatin e Popullit për vendosje të kritereve ekstraligjore për aplikantët e institucioneve të reja të drejtësisë çka ka sjellë sipas saj problem për konstituimin e vettingut. Hysi, thotë se burimet njerëzore nuk janë problem për zbatimin e reformes në drejtesi, pasi sipas saj ka plot indivitë që kanë studiuar brenda dhe jashtë vendit.
Zbatimi i Reformës në Drejtësi po bllokohet dhe nga opozita tha Hysi, duke deklaruar se protesta dhe kërkesa për qeveri teknike është pretekst për ‘tiu shmangur vettingut.
Hysi, tha se rekomandimet e OSBE-së që garantojnë standarde në zgjedhje nuk plotësohen në çader, ndaj i bëri thirrje opozitës të rikthet në parlament për të bërë ndryshimet e duhura në kod zgjedhor por për të bashkëpunuar dhe për reformën në drejtësi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/