Prandaj dha dorëheqjen deputeti i PS, Ervin Koçi

Prandaj dha dorëheqjen deputeti i PS, Ervin Koçi

97
0
Shares

Para një jave është shkarkuar nga detyra kreu i AMF, e shoqja e deputetit të opozitës Dashamir Shehi. Është pikërisht ky post vakant që do të mbushte nga deputeti socialist i cili deklaroi në dorëheqjen e djeshme se do të ndjekë një rrugë profesionistësh.

“Njëkohësisht, ju informoj se tërhiqem nga të gjitha angazhimet e mia politike dhe do të aspiroj për të marrë përgjegjësi publike, si një mundësi e re për të dhënë kontribut të mëtejshëm, si dhe për të vazhduar zhvillimin profesional”, thuhet në statusin e dorëheqjes.

Ervin Koçi ka qenë prej 8 vitesh anëtar i Komisionit të Ekonomisë dhe me profesion është ekonomist. Largimi i Koçit do të sjellë në Kuvend një tjetër socialist të listës së Fierit, ai do të jetë Prefekti i Fierit, Xhevit Bushi.

PS e ka traditë të postojë në krye të institucioneve të pavaruar deputetë të saj. Edhe Fehmi Abdiu deputet i PS-së, drejtoi Gjykatën Kushtetuese, dhe Halil Lalaj, deputet i PS, ishte kryetar i KKRT ose AMA e sotme, Besnik dervishi, komisioner i se drejtes se Informimit, etj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY