Koço Kokëdhima: Të bie Rama por qeveri e shumicës së majtë

Koço Kokëdhima: Të bie Rama por qeveri e shumicës së majtë

68
0
Shares

Ish-deputeti i PS-së, tashmë drejtues i Lëvizjes ZGJIDHJA në PS, Koço Kokëdhima, deklaroi mbrëmë në studion e Arian Çanit, te emisioni “Zonë e lirë” se vendi ka nevojë për një qeveri të shumicës së majtë, e cila do të garantojë zgjedhje të ndershme dhe të lira. Ai këmbënguli sërish se pa opozitën nuk do të ketë zgjedhje dhe se pa të nuk shkohet në zgjedhje, por në luftë dhe se Shqipëria nuk është e gatshme të shkojë në luftë as për Edi Ramën, as për ndonjë njeri tjetër. I pyetur nëse PS dhe LSI do të bëjnë koalicion parazgjedhor, Kokëdhima deklaroi se mund të shprehej që edhe Ilir Meta dhe LSI-ja nuk mund të shkojnë në një koalicion në zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. “Për mendimin tim LSI nuk mund të shkojë dot në zgjedhje për hir të faktit se është në koalicion me PS-në, nëse në këto zgjedhje nuk përfshihet opozita. Nëse këto zgjedhje do të realizohen me pjesëmarrjen e shumicës dhe të opozitës, atëherë ne mund të flasim se si mund të konfigurohen”-u shpreh ai. Kokëdhima u shpreh i pezmatuar për faktin që luftën për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri e ka marrë si kauzë opozita, e cila e mbolli kulturën e vjedhjes së zgjedhjeve, mëse dy dekada më parë. “Unë mendoj se PS-ja nuk e meritonte që të ishte në këtë pozitë që është sot. E para sepse PS-ja duhet të udhëhiqte luftën për zgjedhje të lira në Shqipëri dhe ne e kemi kauzë këtë dhe nuk mund t’ia dorëzojë PS-ja kauzën për zgjedhje të lira PD-së, e cila është partia që mbolli kulturën e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve në Shqipëri. Qeveria e Edi Ramës nuk bëri asnjë përpjekje për të pasur zgjedhje të lira në Shqipëri”-u shpreh Kokëdhima.

“Duhet qeveri e shumicës së majtë”

Kokëdhima tha se vendi nuk ka nevojë për qeveri teknike, siç kërkon opozita, por për një qeveri të shumicës së majtë, e cila garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme në vend. “Qeveria jonë kishte përgjegjësinë që të bënte reformë zgjedhore me themel dhe përfundimtare. Këtë detyrë e ka edhe sot. PS-ja, shumica, duhet t’i japë besim opozitës, t’i japë një qeveri që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shumica jonë duhet ta riformulojë qeverinë dhe nuk është me shumë rëndësi nëse shkon me Edi Ramën apo pa Edi Ramën. Duhet të shkojë me një qeveri të shumicës së majtë, por që është serioze dhe që garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. Prandaj kam kërkuar unë Kongresin e Jashtëzakonshëm që të analizohej situata me përgjegjësi të lartë, të mos fshihen të vërtetat, të merren përgjegjësi për situatat që janë zhvilluar për qeverisjen e vendit, për historinë e vendit, për korrupsionin, për kanabisin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY