Vodafon ngre cmimet e shërbimit të internetit, vijon situata oligopol

Vodafon ngre cmimet e shërbimit të internetit, vijon situata oligopol

67
0
Shares

Një qytetar,Pano Soko, ka alarmuar në lidhje me ngritjen drastike të çmimit të internetit për pajtimtarët e vodafonit.

Sikurse thotë ai çmimi është rritur jo pak por rreth 6 herë më shumë se sa ka qenë më parë.

“Përpara 6 muajsh, me 800 lekë, në Vodafon mund të blije 3 GB internet dhe ta përdorje për një muaj.

Më pas, e shkurtuan kohën në 28 ditë, ç’ka nënkupton që çdo vit fitonin një 800 leksh më shumë.

Tani kanë dalë me këtë variantin e ri, që me 800 lekë të japin 0.5 GB, ose 6 herë më pak. Që dmth e kanë rritur çmimin 600%.

Këtë e kompesojnë, gjoja,me shtesa në minuta tel dhe mesazhe, po që e bëjnë sepse e dinë që sot askush nuk flet më në tel dhe askush nuk çon më sms me telefon (natyrisht me Messenger mund të çosh nga foto, video dhe deri dokumenta, me sms nuk çon dot as foto, duhet aktivizuar MMS).

Kur shkova sot dhe e mora vesh, i pyeta “Pse i keni rritur çmimet? Çfarë po ofroni shtesë që keni rritur çmimin?”. Ajo vajza e shkretë ngriti supet.

E kuptova,i thashë, po i ngrini sepse mundeni ta bëni.

Shkova te Albtelecom dhe aty më thanë që që nga 1 Prilli do rriteshin çmimet.

Dhe e marr me mend që edhe Telecom do jetë duke bërë të njëjtën gjë.

I ngrenë çmimet se munden. Kaq e thjeshtë është. Ky është rast flagrant i shfrytëzimit të pozitës oligopol dhe kudo do të ishte ngritur çështje, por jo këtu. Këtu s’kanë frikë nga askush asn nag AKEP dhe as nga Autoriteti i Konkurencës.

Nga media, as guxon njeri ta çojë në mendje, le më ta flasi.

Nga ne me FB, as e rruajnë hiç.

Vijnë këtu, fitojnë miliona, vjedhin miliarda dhe ikin pa iu hyrë gjembi në këmbë.

E frikshme..

Në gjithë botën shërbimet e telefonisë dhe internetit janë duke u ulur dita ditës. Në shumë qytete të botës, interneti ofrohet falas. Diku si program i bashkive përkatëse, e diku si programe kombëtare.

Vetëm në Shqipëri, mamuthët e parasë, jo vetëm që s’ulin çmimin por po i ngrenë me ritme totalisht pa sens. Dhe natyrisht në krye është Vodafoni, super fshesa me korent që pastron xhepat e shqiptarëve:, shkruan qytetari. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY