Tiranë, seks on-line me të huajën, 40-vjeçari shantazhohet me video intime

Tiranë, seks on-line me të huajën, 40-vjeçari shantazhohet me video intime

104
0
Shares

Policia e Tiranës paralajmëron meshkujt shqiptarë të bëjnë kujdes nga femrat e huaja që njohin në internet dhe marrëdhëniet intime me to para kamerave, pasi një 40-vjeçar nga Tirana ka rënë pre e shantazhit prej njërës prej tyre.
Një rast i tillë është regjistruar në Drejtorinë e Policisë Vendore Tiranë duke treguar se një burrë ndihej i shantazhuar nga një shtetase e huaj që kishte njohur në rrjetet sociale, pasi kjo e fundit i bënte presion rreth një video intime që kishin bërë së bashku.
Fillimisht biseda mes tyre kishte nisur nëpërmjet facebook-ut duke i treguar njëri-tjetrit se pëlqeheshin dhe raporti mes tyre vijoi nëpërmjet skypit për t’u parë me kamera.
Femra që komunikonte me të ishte shtetase e huaj dhe e ftoi “gjahun” të zhvishej dhe të bënte veprimet intime që ajo i kërkonte nga ana tjetër.
Kjo video seksuale ishte regjistruar ndërkohë nga vajza në fjalë dhe më pas ajo e përdori këtë skenë duke e shantazhuar dhe kërkuar  shuma parash në këmbim që të mos e publikonte këtë video në internet.
Ajo i dërgonte llogarinë bankare në mënyrë të tillë që paratë të transferoheshin brenda afatit të caktuar, vijon policia.
Policia duke marrë shtysë nga ky rast apelon “çdo qytetar  të tregohet më i vëmendshëm nga personat e panjohur që u bëjnë kërkesë miqësie në rrjetet sociale dhe të jenë të kujdesshëm kur ftojnë të bëjnë skena intime on-line”.
sex online

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY