Të gjithë në Palermo për të parë ndeshjen por Presidenti i Mamurrasit...

Të gjithë në Palermo për të parë ndeshjen por Presidenti i Mamurrasit ka edhe një qëllim tjetër

165
0
Shares

Nga Ahmet Zani

Presidenti i futbollit të Mamurrasit Ded Ndreca ka fluturuar pasditen e sotme në drejtim të Italisë me qëllim të bashkohet tifozerisë së Kombëtares shqiptare të ndjekë nga afër këtë ndeshje. Por ndryshe prej të tjerëve ai ka edhe një qëllim shtesë.

“Dua të ndodhem pranë Kombëtares shqiptare, madje ka dhe një qëllim, ndërsa do të shoh ndonjë vendim të padrejtë të arbitrit të ndeshjes, unë jam ai që do të përpiqem të futem në fushën e lojës. Jam i bindur se siguria në këtë ndeshje është në lartësinë e duhur, por me tërë fuqiëne shpritit do të kapërcej çdo imagjinatë, për t’u futur në fushën e lojës të qëlloj mbi arbitrin. Por uroj të mos ndodhë një eveniment i tillë”, thotë Ndreca.

Në vijim ai thotë se uronte që vendimet e gjyqtarëve në këtë ndeshje të jepen me drejtësi se përndryshe do të sakrifikoj. “Nuk ma ndjen fare se ndodhem jashtë kufinjëve të vendit tim”, ka shtuar Ded Ndreca.

Ded Ndreca është larguar nga futbolli në moshën 50 vjeçare, një rekord i rrallë në futbollin shqiptar.

Ded Ndreca ka drejtuar bashkinë e qytetit të Mamurrasit me një mandat katër vjeçar dhe tashmë është drejtues i një institucioni në Laç. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY