Saimir Tahiri nuk ia përmend emrin Emiljano Shullazit dhe bën politikë te...

Saimir Tahiri nuk ia përmend emrin Emiljano Shullazit dhe bën politikë te dera e Prokurorisë

61
0
Shares

Ish-ministri i Brendshëm Saimri Tahiri, “ka harruar” pse që prej dje, nuk është më i tillë.
Këtë e ka demonstruar sot, ku në dalje të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka tentuar “të bëjë politikë”.
Përballë interesit të gazetarëve, për çfarë ai dinte për Emiljano Shullazin, Saimir Tahiri nuk ka guxuar jo të zbulojë ndonjë fakt të mundshëm, por as ti përmend emrin të akuzuarit edhe për kërcënimin e profesorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule.
“Ju përgjigja pozitivisht ftesës së Prokurorisë së Krimeve të Rëndë për të treguar detyrën që kam bërë,  lidhur edhe me këtë rast, kur dy profesorët deklaruan se u kërcënuan.
Unë e gjej këtë kontribut për një shtet më të fortë dhe një drejtësi më të drejtë.
Është kjo arsyeja që duhet reforma në drejtësi, pse na duhen prokuroi dhe gjyqtarë të ndershëm.
Jam shuam i bindur se do merrni edhe deklarimet e zotit Koni. Shqiptarët duan të dinë a do ketë një drejtësi më të mirë, a një shtet më të drejtë: A do kemi politikanë që respektojnë ligjin dhe institucionet””, vijoi Tahiri me retorikën e tij “të trashëguar” nga koha kur ishte ministër.
Por në një moment, “i ngacmuar” nga gazetarët për akuzat e djeshme nga parlamenti të Luan Ramës, për fenomenin shqetësues të kultivimit dhe trafikimit të drogës, ish-ministri bëri “indiferentin”.
“Kam pasur shuam punë dhe nuk e kam dëgjuar deklaratën”, u shmang Tahiri akuzave të Ramës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY