Prokuroria nis hetimet për pajisjen përgjuese të izraelitit

Prokuroria nis hetimet për pajisjen përgjuese të izraelitit

66
0
Shares

Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me pajisjen përgjuese që u kap në Rinas por që është mbajtur sekret nga policia.

Burime nga prokuroria bënë të ditur për droni.al se prokuroria Tirane ka regjistruar procedim penal kryesisht ne baze te informacionit mediatik dhe disa verifikimeve per veprat penale “pergjim i paligjshem i te dhenave kompjuterike” dhe shperdorim detyre. Prokuroria po kryen veprimet.

Pajisja e kap gjatë kontrolleve rutinë të valixheve që transportojnë udhëtarët kur është hasur një person me shtetësi të huaj i cili lëvizte me një valixhe të zezë, që krijoi dyshime. Shtetasi i huaj deklaroi se transportonte një pajisje përgjuese.

Burri, rreth të pesëdhjetave i tha punonjësve të sigurisë se ishte një shtetas izraelit.

Fillimisht punonjësit e sigurisë kanë mbetur të shokuar, por më pas i kanë kërkuar të veçohet nga udhëtarët e tjerë. Menjëherë kanë lajmëruar eprorët e tyre.

Shtetasi izraelit është izoluar dhe është marrë në pyetje nga oficerët e policisë. Gjatë marrjes në pyetje ka qenë i pranishëm edhe shefi i Komisariatit të Rinasit, Ermal Milori. Detaje nga rrëfimi i izraelitit nuk bëhen me dije, por mësohet se ai ka pranuar se kishte qëndruar disa javë në Shqipëri dhe tani kthehej në Izrael.

Pasi ka qëndruar disa orë me oficerët e policisë, nuk dihet se çfarë ka ndodhur me shtetasin nga Izraeli, por ngjarja është mbajtur e fshehtë nga policia. Nuk ka asnjë njoftim për ngjarjen, ndërsa zyrtarë të lartë të policisë nuk pranojnë të japin asnjë koment për këtë ngjarje.

Ndërkohë edhe para tre javësh një shtetas tjetër izraelit është pikasur me një tjetër pajisje përgjuese, por personi nuk është ndaluar nga policia.

Kjo nuk është hera e parë që në territorin e Shqipërisë futet një pajisje përgjuese. Skandali që provokoi futja e IMSI CATCHER nga Interforca italiane përfshiu krerët më të lartë të policisë së shtetit dhe çoi deri në shkarkimin e drejtorit Haki Çako. Futja në territorin shqiptar e një pajisjeje përgjimi përbën cenim të sigurisë kombëtare, ndaj policia e shtetit ka detyrimin të bëjë transparencë për këtë çështje. Droni.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY