Kryebashkiakja e Zyrihut u bën thirrje shqiptarëve: Merrni pasaportën zvicerane!

Kryebashkiakja e Zyrihut u bën thirrje shqiptarëve: Merrni pasaportën zvicerane!

71
0
Shares

Djathi. Orët. Çokollatat. Transporti publik. Shërbimet komunale. Këto janë disa nga përparësitë e shtetit zviceran. Por ndër gjërat më të vlefshme që shpërndan ky shtet për ata që plotësojnë kushtet është pasaporta e kuqe me kryq të bardhë. Në 142 vende të botës qytetarët zviceranë udhëtojnë pa vizë. Të pajisesh me pasaportë zvicerane ka qenë një punë e ndërlikuar një kohë të gjatë. Shpesh kandidatët janë refuzuar. Më keq kanë kaluar ballkanasit.
Me mbiemrin Berisha apo Pavloviç shanset kanë qenë të vogla që vendasit të votojnë pro dhënies së shtetësisë. Por viteve të fundit gjërat kanë ndryshuar, çdo refuzim duhet të arsyetohet. Gjithnjë e më shumë politikanë të majtë dhe liberalë angazhohen që të huajt të marrin shtetësinë për shkak se kështu ata nuk pajisen vetëm me pasaportë, por edhe me të drejta politike, pra mund të marrin pjesë në zgjedhje, referendume dhe të futen në jetën politike.
Në qytetin e Zyrichut jetojnë 416 mijë banorë. Një e treta e tyre nuk ka pasaportë zvicerane. Që i bie: çdo i treti banor i Zürichut jeton pa të drejta politike, pa përfaqësues politik, pa mundësi të vendimmarrjes. Por si qytetarët me të drejtë vote edhe ata pa të drejtë vote janë të prekur nga vendimet politike. Kur merret vendim për rritjen e tatimeve, ata që kanë të drejtë vote vendosin edhe për këta pa të drejtë vote – u pëlqeu apo ajo.
Tani kryetarja e qytetit të Zyrichut Corine Mauch, e cila është anëtare e Partisë Socialdemokrate, ka vendosur të marrë një hap të pazakonshëm: ajo dëshiron t’i nxit banorët pa pasaportë zvicerane që të pajisen me këtë dokument. Para pushimeve verore ajo do t’u dërgoj një letër 40 mijë banoreve dhe banorëve të Zürichut, të cilët i plotësojnë kushtet për marrjen e shtetësisë, shkruan dialogplus. Bëhet fjalë për persona që jetojnë më gjatë se 10 vjet në Zvicër dhe më gjatë se dy vjet në qytetin e Zyrichut.
Nga viti 2018 mjaftojnë 10 vjet në Zvicër. Letrat që do t’ua dërgojë 40 mijë banorëve janë një ftesë për të shqyrtuar mundësitë e marrjes së pasaportës zvicerane, ka thënë Mauch. Dhe ka shtuar: qeveria e qytetit gëzohet mbi numrin në rritje të kërkesave për shtetësi. Ndërsa në shumë vende të Europës vlon racizmi dhe urrejtja ndaj të huajve, udhëheqësit e Zürichut ndjekin një politikë tjetër, liberale, të hapur. Një ftesë për integrim edhe më të madh në shoqërinë zvicerane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY