Pas lajmit të ndalimit të një shtetasi izraelit që kishte pranuar se transportonte jashtë Shqipërisë një pajisje përgjuese, ka ardhur reagimi i parë.
Ish-ministri i Brendshëm, Flamur Noka kërkon ndërhyrjen e prokurorisë sa nuk është vonë.
Sipas Nokës “nuk dihet se sa kohë ka operuar kjo pajisje, por një gjë është e sigurt që sapo iku Saje Qorri u ngutën ta largojnë nga Shqipëria këtë pajisje tjetër”.
Reagimi i plotë i ish ministrit të Brendshëm, Flamur Noka
“Skandal. Sot siguria kombëtare në këtë vend është term inekzistent. Skandali që provokoi futja e IMSI CATCHER sot mori përmasa të frikshme. Kapet në Rinas një shtetas i huaj në tentative për të nxjerr jashtë vendit një pajisje përgjimi IMSI CATCHER.
Policia e mban të fshehur që nga dita e djeshme pasdite.
Nuk dihet se sa kohë ka operuar kjo pajisje, por një gjë është e sigurt që sapo iku Saje Qorri u nguten ta largojnë nga Shqipëria këtë pajisje tjetër.
Gjithashtu i bej thirrje prokurorisë të ndërhyjë urgjentisht në sekuestrimin e pajisjes sa nuk është vonë e të zbardh përdorimin e saj dhe krimin e përgjimeve të bëra”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/