Në një intervistë eksluzive për ABC Neës, dhënë gazetares Erisa Zyka, eurodeputeti i komisionit të jashtëm në Parlamentin Europian, Cristian Dan Preda shprehet se është pro një qeverie teknike e cila mund të sjellë një zgjidhje për krizën politike në Tiranë.
Pyetje: Opozita në Shqipëri konsideron se qeveri nuk garanton kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe kërkon një qeveri teknike ? Cili është qëndrimi juaj ?
Dan Cristian Preda, eurodeputet: Së pari, unë jam kundër bojkotit. Nuk është e pranueshme për një parti politike që të praktikojë bojkotin. E kuptoj pakënaqësinë kundër pushtetit, madje edhe ne në Rumani ishim të pakënaqur me qeverisjen dhe aktualisht ne vazhdojmë të mos jemi të kënaqur me atë që po bën qeveria. Por është diçka tjetër të tregosh pakënaqësië, të reagosh madje edhe me forcë dhe të bojkotosh. Nga ana tjetër, unë jam për një dialog racional midis dy forcave politike, pasi nëse ne inkurajojmë përplasjen dhe konfliktin, atëherë do kemi përplasje. Pra, mund të shkojmë drejt një krize më të madhe se ajo që kemi sot. Ne kemi bërë më të mirën, duke nxitur të gjitha familjet politike europiane për të gjetur një konsensus. Duhet gjetur një kompromis. Nëse kompromisi kalon përmes një qeveria teknike, atëherë le të bëhet. Nëse ka një zgjidhje tjetër, do t’a mbështesim. Por duhet gjetur një zgjidhje praktike, pasi vazhdimi i kësaj situate është një rrugë pa fund dhe rrezikojmë të përballemi me më shumë papërgjegjësi. Eshtë fati i qytetarve ai që është në lojë. Unë bëj apel për dialog. E di që nuk është e lehtë që të dialogosh me kundërshtarin pasi krijohet përshtypja që po të zbrapsesh do humbësh. Por, mendoj se është gjithnjë e mundur për të bërë kompromise inteligjente dhe të arsyeshme në interesin e qytetarëve
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/