EMRAT/ Maskat grabisin një automjet në rrugë, arrestohen dy të dyshuarit

EMRAT/ Maskat grabisin një automjet në rrugë, arrestohen dy të dyshuarit

119
0
Shares

Rikthehen maskat grabitëse edhe në akset rrugore. Një grabitje me maska dhe armë ka ndodhur mbrëmë, ndërsa sot janë vënë në pranga dy të dyshuarit.
Sipas burimeve të Policisë Vendore të Durrësit, mësohet se rreth orës 03:00 është arrestuar në flagrancë, Medi Karaj, 27 vjeç nga fshati Halil i Fushë Krujës dhe Azem Hasa, 25 vjeç banues në Fushë krujë. Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20.30, në fshatin Krastë të Krujës.
I arrestuari, bashkë me një person tjetër me armë në duar i kanë dalë para një makine “Volkswagen” që drejtohej nga 18-vjeçarit K. X., banues në fshatin Hali, Fushë Krujë, duke e grabitur si dhe kanë marrë një telefon Iphone 6S.
Burimet nga policia thanë se janë sekuestruar një armë automatike, 2 krehra dhe 60 fishekë dhe një automjet.


Njoftim për Shtyp

 




 

 


Krujë.

 




 

 


Policia zbardh dhe dokumenton në kohë rekord një ngjarje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krastë, Krujë.

 




 

 


Grabisin nën kërcënimin e armës dhe me maska automjetin dhe telefonin e një shtetasi.

 


Sekuestrohet një armë zjarri automatik, 2 krehera me 60 fishekë, një automjet dhe telefon celular.

 


Arrestohen në flagrancë dy shtetas, njëri prej të cilëve autori I grabitjes me armë.

 

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në sajë të një pune hetimore të mirëorganizuar dhe në kohë rekord, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një grabitje nën kërcënimin e armës të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Krastë.

 

Më datë 23.03.2017, rreth orës 20:30, dy persona, I kanë dalë përpara dhe
  nën kërcënimin e armëve dhe me maska i kanë vjedhur mjetin tip Benz dhe një telefon celular (I-Phone 6 S) shtetasit K.X. 18 vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë.

 

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët janë angazhuar maksimalisht në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

Në vijim të punës hetimore të kryer është arrestuar në flagrancë njëri nga autorët e dyshuar, konkretisht shtetasi:

 


• Medi Karaj 27 vjeç,
banues në Fushë-Krujë.



 

 

Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale telefoni i vjedhur (I-Phone 6 S).



 

 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër.

Në vazhdimësi të kërkimeve të kryera deri në orët e para të mëngjesit të sotëm,
 për autorin e dytë të dyshuar,
 uniformat blu kanë kryer kontrolle në banesa dhe krehur imtësisht të gjithë territorin, kur rreth orës 00:10, në Krastë kanë identifikuar dhe arrestuar një shtetas, I cili lëvizte me armë dhe fishekë në mjet.

 

Konkretisht është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi:

 


Azem Hasa 25 vjeç,
 banues në Fushë-Krujë.

 

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Benz,
  në pronësi të shtetasit të mësipërm
 
u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

 

• një armë zjarri automatik model AK 47;

 

• 2 krehera me 60 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm.

 

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale
“Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim dhe
“Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 139, 25 dhe
 278/2
 të Kodit Penal.
























 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY